Gulagu kubanez është tretur në një tokë të premtuar të lagur nga deti dhe nga gëzimi. Falë elitave perëndimore dhe yjeve të Hollivudit
Gjysmë milion qenie njerëzore kanë kaluar nëpërmjet gulagut të Kubës. Nga momenti që popullsia e përgjithshme e ishullit është 11 milion banorë, despotizmi i Fidel Castro mban përqindjen më të lartë burgosjes politike për frymë në botë. Ka pasur më shumë se 15000 ekzekutime me pushkatim. Tortura është institucionalizuar kundër “elementëve antisocialistë”. Pa llogaritur represionin sistematik, brutal dhe disproporcional ndaj manifestimit minimal të kundërshtisë, me ndëshkime periodike në të cilat opozitarët janë gjykuar me procese groteske dhe dënuar me dënime mizore. Dhe për të kompensuar mungesën e mallrave të konsumit kishte gjithmonë një propagandë të madhe.
Historia e Kubës nën Fidel Castro ka qenë nën dritën e asaj që autori Federico Guiglia, në një libër të bukur të disa viteve më parë kushtuar disidentëve kubanezë, e ka quajtur “dielli i zi”…