Horizonti.al

Ishulli i mbushur me gjarpërinj  helmues, që shkrin mishin e njeriut

screen-shot-2016-09-08-at-11-27-30Brazil, Ilha da Queimada, është shpallur vend i ndalur për njerëzimin. Kjo për shkak se ishulli është i mbushur me gjarpërinj helmues dhe ndodhet 33 kilometra larg shtetit të Sao Paulo.

Për këtë arsye edhe u quajt Ishulli i Gjarprit. Gjarpërinjtë quhen Insularis, por janë të njohur edhe me emrin lanceheads. Kanë kokë të arta dhe janë një specie shumë e rrezikshme. Thuhet se vendi është i mbushur me 4000 gjarpërinj të tillë. Ushtria braziliane ka mbyllur ishullin në vitin 1920 për t’i mbrojtur njerëzit nga këta gjarpërinj vdekjeprurës.

Ky lloj i gjarpërinjve rritet më shumë se gjysmë metri, kurse helmi që ai lëshon, shkrin brenda sekondave mishin e njeriut. Sipas disa vlerësimeve, gjarpërinj të tillë në këtë zonë ka në çdo metër katror të ishullit.

Leave a Reply

Back to top button