HistoriMAIN

Ishulli i Pashkëve dhe misteret e statujave Moai

Ishulli i Pashkëve, i njohur edhe si Rapa Nui, është një ishull i largët kilian, disa mijëra kilometra në perëndim të Amerikës së Jugut në Oqeanin Paqësor. I përshkruar si një Disneyland arkeologjik, ishulli ka hyrë në imagjinatën popullore, falë ekzistencës së 887 statujave gjigante monolitike të quajtura Moai, të cilat i kanë habitur studiuesit që kur u vunë re për herë të parë nga eksploruesit evropianë.

Në fakt, misteret që rrethojnë ishullin e Pashkëve dhe kultura e tij unike, kanë nxitur interesin e vazhdueshëm të shkencëtarëve, arkeologëve dhe tani turistëve. Ishulli vizitohet çdo vit nga rreth 100.000 njerëz. Për shkak të arkitekturës së tij gjigante dhe monumentale, Parku Kombëtar Rapa Nui, që mbulon mbi 40 për qind të ishullit, u klasifikua në vitin 1994 si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ishulli i Pashkëve është i vogël, i izoluar, dhe një vend ku fryn shumë erë. Pra me kushte që e bëjnë të vështirë mbijetesën. Me një sipërfaqe prej vetëm 163.6 km2, ai ndodhet në Oqeanin Paqësor 3.512 km larg nga bregu i Amerikës së Jugut.

Kur eksploruesit panë statujat gjigante Moai, të cilat janë shembuj mahnitës të arritjeve njerëzore, ata pyetën se si dhe pse ishin krijuar ato. Arkeologia Xho Van Tilburg i ka studiuar prej vitesh statujat Moai në ishullin e Pashkëve, duke krijuar një inventar të 887 monumenteve prej guri monolit që janë gjetur deri më sot këtë ishull.

Është e vështirë të nënvlerësohet ndikimi befasues i këtyre statujave gjigante, të cilat variojnë nga 1.13 deri në 21.6 metra lartësi. Statuja Moai që njihet me emrin El Gigante” (Gjiganti) peshon 160182 ton. Duke pasur përmasa të tilla, ekspertët janë përpjekur tëzbulojnë sesi banorët e dikurshëm kanë arritur të zhvendosin këto statuja nga guroret, në destinacionet e tyre përfundimtare rreth e rrotull ishullit.

Shumica e statujave Moai janë të pozicionuara larg bregut të oqeaneve, sikur të ishin duke e vëzhguar popullin vendas Rapa Nui. Këto monumente, janë përshkrime të fytyrave humanoide dhe trupave të tyre të bëra nga shkëmbinjtë vullkanikë.

Po kush i krijoi statujat Moai dhe pse? Shumica e arkeologëve, besojnë se Ishulli i Pashkëve ishte i banuar nga polinezianët, diku midis viteve 300 dhe 1200 Pas Krishtit. Por studimemë të fundit, flasin për një datë të mëvonshme.

Historia gojore e Rapa Nuit, pretendon se ishulli u banua fillimisht nga një ekspeditë me dy kanoe e udhëhequr nga shefi Hotu Matua, me origjinë nga Marae Renga. Ndërkohë, analiza e ADN-së tregon se kolonët e parë ishin me origjinë polineziane, megjithëse kjo tezë ështëende e debatueshme.

Megjithatë, disa ekspertë argumentojnë se kolonët mund të kenë mbërritur nga Amerika e Jugut, dhe kjo për shkak të dëshmive bujqësore të patates së ëmbël që janë gjetur në ishull, e cila ishte një kulturë kryesore në Polinezi. Statujat Moai të Ishullit të Pashkëve, besohet se përfaqësojnë paraardhësit e hyjnizuar.

Shumica e studiuesve dyshojnë se Moai-t u krijuan për të nderuar paraardhësit, krerët ose personazhe të tjerë të rëndësishëm. Sidoqoftë, asnjë histori e shkruar apo gojore nuk ekziston në ishull, ndaj është e pamundur të jesh i sigurt për këtë”- shpjegon “National Geographic”.

Në vitin 2012, bënë bujë pretendimet në rrjet se “kokat e statujave në Ishullin e Pashkëve, kanë trupa poshtë. Në atë kohë, nisën të përhapen imazhet e statujave të groposura thellë nën tokë, me petroglife të lashta të çuditshme të gdhendura mbi to.

Arkeologët e kanë ditur këtë gjë qëkur filluan gërmimet në vitin 1914, thotë Van Tilburg, drejtore e Projektit të Statujave të Ishullit të Pashkëve (EISP). Në vitin 2010 EISP filloi gërmimet për të dokumentuar gdhendjet komplekse në trupat e Moai-t, të cila ishin tëmbrojtura nga efektet e motit për shkak të të qenit nën tokë.

Ato gërmime zbuluan gjithashtu informacione të paçmueshme, se si u zhvendosën statujat në vendet ku ndodhen aktualisht. Edhe pse mungesa e pemëve në Ishullin e Pashkëve është e habitshme, arkeologët kanë arritur në përfundimin se dikur ky vend ishte i mbuluar me pemë.

Kur evropianët mbërritën në ishull për herë të parë, u ra në sy natyra e tij e thatë. Duke parë Moai-t, ata hipotetizuan se ishulli ishte dikur shtëpia e një popullsie të madhe në gjendje të transportonte statuja kaq të mëdha, nga e cila mbetën shumë pak njerëz deri në vitet 1700.

Disa ekspertë besojnë se ishulli quhej fillimisht Te Pito O Te Henua, që do të thotë Kërthiza e botës. Ai u quajt Ishulli i Pashkëve, ose Paasch-Eyland, kur eksploruesi holandez Jakob Rogeven e rizbuloi atë të dielën e Pashkëve, 5 prill 1722.

Kur Rogeven mbërriti në ishull, ai pa një peizazh të shkretë dhe një popullsi prej vetëm 3.000 banorësh. Kurioziteti i tyre, çoi në një incident që e reduktoi më tej popullsinë kur Rogeven urdhëroi njerëzit e tij të qëllonin mbi turmë. Eksploruesit evropianë  sollën me vete sëmundje të tilla si lija dhe tuberkulozi,e prekën popullsinë vendase.

Më pas, nga vitet 1860 e tutje, tregtarët peruanë të skllevërve filluan të bastisnin ishullin, duke kapur rreth 1500 njerëz për tregtinë e tyre barbare. Midis skllevërve ishin dhe ata pak Rapa Nui, që mund të lexonin dhe shkruanin shkrimin e tyre tradicional, rongorongo, gjë që çoi në humbjen e një sasie të madhe njohurish kulturore. Ekspertët nuk kanë arritur ende deshifrojnë kodin e këtij shkrimi të lashtë.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

Back to top button