Bota

ISIS “dënon me vdekje” Apple dhe iPhone

Da Torino a Roma, in Italia è coda per l'iPhone 6

“Mos përdorni më iPhone”. ISIS ka vënë në shënjestër celularin e Cupertinos. Këtë “fetva” ndaj Apple e ka zbuluar Business Insider që ka raportuar një dokument të Kalifatit, të përkthyer nga arabishtja dhe botuar në dhjetor të vitit 2014 (konfirmuar edhe nga aktivistët në Raqqa), ku thuhet: “Në përputhje me nevojat e interesit publik dhe për të mbrojtur shpirtërat e ushtarëve të Shtetit Islamik si dhe zotërimet e tyre, në dritën e fushatës mizore kundër shtetit të Kalifatit, dhe me qëllimin për të mbyllur njërën prej portave të penetrimit që armiku përdor për të arritur objektivat e tij si dhe për të goditur me precizion përmes avionëve të telekomanduar, është vendosur të ndalohet përdorimi i cilësdo pajisje elektronike që përmban sistemin GPS”. Dhe më tej: “Vëllezërit duhet të caktivizojnë këtë sistem nga telefonat dhe kompjuterët e tyre. Brenda një muaji, të gjithë pajisjet që nuk janë konform do të sekuestrohen. Dhe zotëruesit e tyre do të konsiderohen përgjegjës se kanë vënë në rrezik shokët e tyre”.
Më tej një saktësim: “Ky dekret nuk vlen për produktet Apple, të cilët do të nxirren tërësisht nga përdorimi për shkak të rrezikut që paraqesin”. Në fakt xhihadistët përpiqen që të shmangin përdorimin e gjeolokalizuesve. Frika është që armiqtë e koalicionit mund të pikasin pikat strategjike dhe koordinatat për të goditur, mbi të gjitha po të merret parasysh niveli i lartë teknologjik i armatimeve që zotëron SHBA. Në Kalifat, përdorimi i telefonëve celularë është i përhapur dhe nuk kanë munguar episode me luftëtarë që kanë postuar në internet pozicionin e tyre të saktë duke harruar të caktivizojnë funksionin e gjeolokalizimit.

Leave a Reply

Back to top button