Bota

ISIS godet sërish Francën. Policia vret pengmarrësin terrorist të supermarketit

Autori i pengmarrjes në Francë është raportuar së fundmi i vdekur. Kështu shkruan “BBC” e cila raporton se autori i cili mori peng disa persona në një supermarket të Francës dhe vrau 3 prej tyre ka vdekur. Sipas burimeve të BBC policia franceze ka qëlluar autorin duke e lënë të vdekur. Autori besohet se është një maroken i cili është vetëshpallur anëtar i ISIS. Fillimisht ai ka hapur zjarr kundrejt një polici i cili po patrullonte në zonë, ndërsa më pas ka marr peng disa persona në një supermarket.

Mësohet se autori në fjalë ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS dhe ka kërkuar lirimin nga burgu Salah Abdeslam, i dyshuari më i rëndësishëm për sulmet e nëntorit të 2015 në Paris ku humbën jetën 130 persona. Informacionet kanë treguar se i dyshuari ishte i njohur më parë nga shërbimet e inteligjencës franceze dhe se në vendngjarje ndodhej edhe nëna e tij.

Leave a Reply

Back to top button