Nga Shikha Dalmia
The Week
Sulmi terrorist i ISIS-it nëntorin e vitit të kaluar në Paris, mund të ketë shkaktuar bujë të madhe në mbarë botën, por sulmi i të martës në Stamboll mund të dëshmohet fatal për të ardhmen e Shtetit Islami. Kjo për shkak se ky akt mund të bindë më në fund presidentin turk Taip Erdogan, i cili komandon ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas asaj të SHBA-së, për të ndaluar flirtin nën tavolinë me këtë organizatë diabolike, dhe filluar të merret serozisht me asgjësimin e saj.
Ky nuk ishte sulmi i parë i ISIS-it në tokën turke – dhe as më i përgjakshmi. Dhjetë viktima – kryesisht turistë gjermanë – qenë më pak se 30 të vrarët gjatë një sulmi korrikun e vitit 2015 në Suruç, një qytet në juglindje të vendit, apo 100 të vrarët e sulmit në tetorin e shkuar në Ankara, kryeqytetin e vendit. (Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e Ankarasë, por ai është konsideruar gjerësisht se mban vulën e ISIS-it). Por dallimi i madh, është se shpërthimet ISIS-it në Turqi kanë vënë në shënjestër kryesisht pakicën kurde, kryengritjen nacionaliste …
[real3dflipbook id=”1218″] |