Bota

ISIS-i vjen në kufi, ushtarët turq bëjnë sehir (Foto)

Screen Shot 2015-06-17 at 1.46.55 PM

Një foto spektakolare është bërë dje në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë. Ky është momenti kur militantët e Shtetit Islamik afrohen vetëm pak metra nga kufiri me Turqinë, për të shpërndarë sirianët e shumtë që janë mbledhur aty në përpjekje për të kaluar në anën tjetër e shpëtuar jetën, ndërsa ushtarët kufitarë turq qëndrojnë të palëvizur.

Në dhjetë ditët e fundit, rreth 13 000 civilë sirianë kanë arritur të kalojnë kufirin, por kjo nuk ishte dita me fat për ata që u ndalën dhe u kthyen mbrapsht me dhunë nga terroristët e grupimit që ka marrë nën kontroll disa qytete të rëndësishme të Sirisë dhe Irakut që prej një viti tashmë.

Kufiri mes qytetit sirian Tel Abjad dhe atij turk, Açkale është një pikë e rëndësishme kalimi refugjatësh, por asnjëherë forcat turke nuk ishin gjendur përballë ekstremistëve të armatosur rëndë.

Në terren, militantët e ISIS po përballen me sulmet e forcave kurde, të cilat mendohet të jenë afër Rakës, kryeqytetit “de facto” të Kalifatit, ndërsa ideja e një përballjeje mes ekstremistëve dhe kurdëve pranë kufirit turk do të vërë në sprovë ushtrinë turke, pasi qeveria një forcim i forcave paramilitare kurde nuk pëlqehet nga Ankaraja, e cila ka problemet e veta me minoritetin kurd.

Nga ana tjetër, Turqia po përballet me fuqinë në rritje të kurdëve, të cilët luftën kundër ISIS-it kanë filluar ta shohin edhe si luftë për shkëputjen e tyre nga Turqia. /shekulli/

Leave a Reply

Back to top button