Bota

ISIS kërcënon Lionel Mesin

Një poster i grupit terrorist të Shtetit Islamik ka si protagonist Lionel Mesin të veshur me një kostum të burgosurish, me emrin e tij dhe që ka gjakderdhje nga syri i majtë. Ky poster i shpërndarë nga sajti ekstremist shënon një fushatë terrori kundër Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018, vend i cili është një nga armiqtë kryesorë të xhihadistëve. Sot ka dalë edhe një poster tjetër, ku ISIS premton një masakër: “Oh armiq të Allahut në Rusi, betohemi se zjarri i xhihadistëve do t’ju djegë, veç prisni!” Në këtë poster shihet një ushtar tipik i Kalifatit i armatosur me një AK-47 dhe duke vështruar stadiumin moskovit të Luzhnikit, historia e të cilit fillon në vitin 1954 dhe që u rindërtua për të qenë pjesë e Botërorit dhe për finalen e 15 korrikut të 2018. Rusia përkrah Amerikës është armiku i ISISIT, për shkak të luftës civile në Siri ku aviacioni i saj bombardoi pozicionet xhihadiste dhe forcat rebele në mbështetje të diktatorit Bashar al Assad. Gjithashtu ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste si ngjarja e ndodhur në Shën Petërsburg dhe që provokoi 14 të vdekur në prill. Rusia shpreson që një million turistë të mbërrijnë në 11 qytete pjesëmarrëse në Botëror me 12 stadiume të përqendruara në perëndim të vendit.

Leave a Reply

Back to top button