Organizata terroriste ISIS ditët e fundit ka postuar disa foto të shumta kërcënuese me mbishkrime për sulmet që po përgatit gjatë të bëj kur do të zhvillohet Botërori Rusi 2018. Kjo organizatë në fillim ka postuar një foto të Messi-t të gjakosur , ndërsa dy ditë më parë në një tjetër foto shfaqej argjentinasi i vrarë dhe shoku i tij Neymar që lutej të mos kishte të njëjtin fat.
Por sot ISIS ka përdorur një tjetër futbollist shumë të njohur për të treguar se e ka shume seriozisht me atë që po përgatitet për Botërorin që zhvillohet në Rusi. Ka qenë Cristiano Ronaldo që shfaqet i gjunjëzuar dhe njëkohësisht i gjakosur me një ushtar të ISIS që qëndron mbrapa tij me thikë.
Ne përshkrimin e fotos është shkruar: “Fjalët tona janë ato që shihni jo ato që dëgjoni. Pra, ju thjesht prisni. Ne po presim gjithashtu”.