Bota

ISIS kërcënon Ronaldon dhe Mesin

Grupi terrorist ISIS ka kërcënuar se do të luajë me yjet e futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo pak para Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Kjo nuk është pjesa e parë e propagandës që grupi terrorist ka bërë në lidhje me Kupën e Botës, por ky kërcënim i fundit tregon fotografitë e çiftit –  të konsideruar gjerësisht si futbollistët më të mirë në botë – të paraqitur në sheshin e një stadiumi, ndërkohë që ushtarët e ISIS-it iu presin kokat.

Teksti mbi pamjen e pahijshme thotë: «Toka do të mbushet me gjakun tënd».

Grupi po humbet territorin në Siri dhe Irak, por ka bërë paralajmërime për ‘sulmues të vetëm’ me bazë në Rusi, që do  të fillojnë sulme në turneun që fillon në qershor.

 

Ata lëshuan një poster të dytë që tregon një luftëtar të ISIS që mban atë që duket të jetë një granatë brenda një stadiumi. Ky poster është titulluar: “FIFA World Cup Russia 2018. Fitorja do të jetë e jona.”

Tetorin e kaluar një tjetër poster tregonte pjesëtarët e Barcelonës në një qeli burgu me  fytyra të gjakosura.  Atëherë shkrimi thoshte: “Betohem se zjarri i Muxhahidëve do t’ju djegë … vetëm prisni”.

Mijëra tifozë po  mendohen të qëndrojnë  në qytet për këtë  turne.

Rusia ka një numër të madh njerëzish që kanë udhëtuar në zonat e kontrolluara nga ISIS për t’u trajnuar si militantë. Rreth 2,400 njerëz, kryesisht nga zonat e Rusisë brenda Azisë Qëndrore, mendohet se kanë udhëtuar në Lindjen e Mesme për të luftuar për ISIS./LadBible-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button