Bota

ISIS: Tani radhën e ka Italia

Pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, Shteti Islamik i ISIS kërcënon Italinë. ISIS paralajmëroi se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia.

Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që Italia është vendosur në gatishmëri të lartë.

Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

Por nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS, pasi në Prill të 2016 përmes një mesazhi, terroristët u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.

Në tre ditët e fundit Europa është përfshirë nga një valë sulmesh nga Barcelona me 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur në shkallën më të lartë nivelin e sigurisë.

Leave a Reply

Back to top button