Jo vetëm dënime dhe neveri, por edhe duartrokitje dhe kënaqësi. Në rrjetet socialë janë të shumtë përdoruesit myslimanë që janë shprehur të ekzaltuar sapo është shfaqur videoja e Shtetit Islamik në të cilën shfaqet barbaria e vrasjes së Muaz Kassasbe. Në video, piloti jordanez i kapur në Siri në dhjetor të vitit që kaloi digjet i gjallë nga xhihadistët. Dhe janë të shumtë ata që festojnë. “Shikoni se si vdes një i pafe”, është titulli i mesazheve të shfaqur në Tëitter nga llogaritë që identifikohen me ISIS. “Më në fund bëhet drejtësi”, shkruan një përdorues që në arabisht e quan veten Kalorësi i Islamit. “Ja cfarë i gjen kryqtarët”, ia presin të tjerët.
Në disa raste, në krah të fotogramëve të videos së shpërndarë nga SHteti Islamik shfaqen imazhe të fëmijëve të karbonizuar dhe të bllokuar nën rrënoja, duke i u referuar “viktimave të sulmeve të kryqtarëve”, duke përdorur këtë emër për koalicionin e antixhihadistëve.
1 minute read