Enciklopedike

Ismailitët dhe “epoka e artë islamike”

Ndryshe nga sekti më i madh i Islamit, Sunitët, Ismailitët i përkasin degës shiite. Megjithatë, ndryshe nga shiitët ortodoksë, Ismailitët nuk i qëndrojnë besimit të Dymbëdhjetë Imamëve si pasardhës të vërtetë spiritualë të Muhamedit.

Po kështu, komuniteti Ismailit pranon haptaz disa tradita jomyslimane, duke përfshirë etikën kristiane dhe filozofinë greke. Për shkak të kësaj, ismailitët persekutohen shpesh në shumë vende fondamentaliste.

Gjatë Kalifatit fatimid (909-1171), kalifët Ismailitë sunduan perandorinë ndërkohë që dijetarët Ismailitë prodhuan shumë tekste ismailite që përfshinin edhe ezoterizmin, gnosticizmin dhe mësimet klasike Perëndimore dhe Lindore.

Për shkak të kësaj, është sugjeruar se Ismailizmi mendjehapur solli Epokën e Artë të Islamit dhe lehtësoi përkthimet në arabisht dhe persisht, të teksteve hebreje, greke dhe romake. Por më pas, për shkak të Kalifatit Abasid dhe më pas fuqisë së islamit sunit, Ismailitët u shtypën dhe u detyruan të kalojnë në ilegalitet për shumë shekuj.

Leave a Reply

Back to top button