Bota

Italia e trembur nga sulmet terroriste: Rreziku na vjen nga Ballkani

Screen Shot 2015-06-29 at 10.12.05

Pas sulmeve të fundit në Francë, Tunizi dhe tentativës në Britani, edhe Italia është nën ethet e frikës së një sulmi terrorist.

Këtë e pohon ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Sipas saj, rreziku më i madh për Italinë mund të vijë pikërisht nga Ballkani.

“Nga Ballkani të mbërrish në Itali është shumë më e thjeshtë se nga çdo vend tjetër i Europës, shprehet ajo.

E dimë prej kohësh se një front terrorrist ekziston dhe në Adriatik e po punojmë shumë, sidomos gjatë këtij viti të fundit që kjo zonë mos të shndërrohet në një eksportuese pasigurie.

Italia ka një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në Kosove, të cilat nuk i ka reduktuar pikërisht në kuadër të këtij objektivi”, thotë ajo.

Leave a Reply

Back to top button