Covid19

Italia pëson rritje në viktima dhe infeksione të reja krahasuar me një ditë më parë

Italia regjistroi sot 162 viktima nga koronavirusi, një shifër kjo më e lartë nga 99 të hënën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 32.1169, shkruan The Guardian.

Gjithashtu, u regjistruan 813 infeksione të reja, nga 451 në 24 orët e fundit, sipas autoritetit të mbrojtjes civile. Më shumë se gjysma e rasteve të reja ishin në rajonin e Lombardisë.

Shumë kufizime u hoqën të hënën, me njerëz të lejuar të udhëtojnë brenda rajoneve të tyre, ndërsa baret, restorantet, dyqanet, muzetë dhe bibliotekat u rihapën.

Njerëzit duhet të ruajnë distancimin shoqëror, megjithatë policia tha që një turmë prej 300 vetash pa maska ​​për fytyrë u mblodh në Foggia, Puglia, për të festuar festën e Madonna del enemorso, të hënën në mbrëmje.

Qeveria italiane ka paralajmëruar një rikthim të menjëhershëm të bllokimit, nëse kthesa e epidemisë rritet përsëri. Vendi ka regjistruar 226.699 raste deri më tani./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button