Gazetat në Itali raportojnë se bllokimi i vendit si pasojë koronavirusit, i cili rezulton të jetë më i gjati dhe më i ashpri në Evropë, do të lehtësohet gjatë katër javëve të ardhshme. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, raporton AFP.
Pandemia e Covd-19 ka vrarë të paktën 25.500 njerëz në Itali, numri i dytë më i lartë i vdekjeve në botë.
“Katër të hënat e ardhshme do të shënojnë rihapjen e vendit” pas bllokimit të zbatuar muajin e kaluar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, raportoi e përditshmja Corriere della Sera.
“Gjithçka varet nga kurba e infeksionit,” tha e përditshmja më e shitur, por nëse nuk rritet përsëri “fabrikat që prodhojnë pajisje bujqësore do mund të rihapen (të hënën) 27 Prill.”
Vendet e ndërtimit, si dhe industria e tekstilit dhe modës mund të rihapen më 4 maj, duke pasuar një javë më vonë nga veshjet, këpucët dhe dyqanet e tjera. Në fund, baret, restorantet dhe floktoret mund të rihapen më 18 maj, tha gazeta.
Mediat e tjera italiane thanë që baret dhe restorantet mund të rihapen “në gjysmën e dytë të majit”.
Bllokimi kombëtar i Italisë është më i gjati në fuqi kudo në botë. Urdhërat e qëndrimit në shtëpi – të paraqitura në 9 mars – janë përsëritur nga vendet e tjera evropiane. Qeveria urdhëroi që të gjitha dyqanet, përveç farmacitë dhe dyqanet ushqimore të mbyllen në 12 mars./bota.al/