Italia raportoi sot 92 vdekje të tjera, shkalla më e ulët ditore që nga fillimi i marsit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 32.877, shkruan the Guardian.
Infeksionet e reja u rritën me 300, nga 531 të dielën, me zero raste të reja të regjistruara në pesë rajone, përfshirë Bolzano, Umbria, Calabria, Molise dhe Basilicata, sipas shifrave nga autoriteti i mbrojtjes civile.
Janë 55.300 persona që aktualisht vijojnë të jenë aktivë ndaj virusit në Itali, 541 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.
Italia ka 230.158 raste të konfirmuara deri më tani, përfshirë vdekjet dhe 141.981 të mbijetuar.
Vendi po planifikon të kërkojë nga 60,000 njerëz vullnetarë për të ndihmuar në zbatimin e rregullave të distancës sociale, pasi është e shqetësuar se infeksionet do të rriten përsëri pas skenave të tubimeve në grup gjatë fundjavës./bota.al/