Ivanka Trump përditësoi kohët e fundit biografinë e saj në Twitter, dhe hoqi një frazë kyçe që shpallte mbështetjen e saj për fuqizimin e grave.
Në bio më parë shkruhej:
“Bashkëshorte, nënë, motër, bijë. Sipërmarrëse dhe avokate për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Kjo është faqja ime personale. Pikëpamjet e shprehura janë të miat”.
Tani shkruhet:
“Bashkëshorte, nënë, motër, bijë. Këshilltare e POTUS (President of the United States) për krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik, zhvillimin e forcës punëtore dhe sipërmarrjes. Faqe personale. Pikëpamjet janë të miat”.
Ky ndryshim ka zemëruar shumë njerëz, sidomos gra, të cilat kanë reaguar me mesazhe në faqen e saj zyrtare.
“E trishtë, por t paktën nuk bën më gjoja”, shkruan njëra. Ndërsa një tjetër komenton: “Ndoshta më në fund e ka kuptuar se nuk ka pikë besueshmërie si mbështetëse e fuqizimit të grave”.