Bota

Ivanka Trump shkruajti në Twitter për eklipsin. Dhe nuk i shkoi fare mirë

Ashtu si shumëkush në SHBA dje, edhe Bija e Parë Ivanka Trump ndau në Twitter ngazëllimin e saj të dielën në mëngjes, me një postim ku shpjegonte shkencën prapa fenomenit që u pa në të gjithë Amerikën.

“Po vrisni mendjen si funksionon?” shkruante ajo. “Në një eklips diellor, Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës dhe bllkon të gjithë apo një pjesë të Diellit për deri në tre orë”.

Por brenda pak minutash, erdhi një valë “goditëse” postimesh nga lexuesit.

“Në fakt Ivanka, disa prej nesh ishim të vëmendshëm në orën e shkencës. Nëse ti e pranon këtë të vërtetë, përse nuk pranon edhe ndryshimet klimatike?”, shkruante dikush. “Eshtë qesharake se si ti promovon shkencën, por nuk bind dot babain tënd që ndryshimet klimatike janë reale”, shkruante dikush tjetër. Komentin më për të qeshur e kish bërë një përdorues me emrin Brook Lundy: “Tre orë, është më shumë se sa zgjasin në Shtëpinë e Bardhë shumica e atyre që punëson Trump”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button