BotaMAIN

Izrael – Palestinë: Kur paqja dukej e mundur

Nuk ka pasur gjithmonë luftë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ishte një periudhë në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, kur unë isha korrespondent në Jerusalem, në të cilën procesi i paqes i nisur nga Rabini dhe Arafat jepte shpresë të madhe dhe atmosfera midis dy popujve të thirrur nga historia për të ndarë të njëjtën tokë, ishte paqësore.

Bashkëpunëtorim im palestinez largohej rregullisht nga Ramallahu, kryeqyteti i Territoreve Autonome të qeverisura nga Arafati në Bregun Perëndimor, për të ardhur me makinë me të dashurën e tij dhe notuar në plazhin e Tel Avivit, e më pas ndaleshin për darkë në breg të detit.

Shumë izraelitë shkonin për të bërë pazar në Bregun Perëndimor sepse produktet ishin më të lira. Më shumë se njëqind mijë palestinezë në ditë largoheshin nga Gaza për të punuar në vende të ndryshme izraelite. Dhe pelegrinët e krishterë, pasi vizitonin Varrin e Shenjtë brenda mureve të Qytetit të Vjetër, merrnin një autobus ose taksi për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem.

Turizmi po lulëzonte, e ardhmja dukej premtuese, krijimi i një shteti palestinez të gatshëm për të jetuar në paqe dhe siguri reciproke përkrah Izraelit dukej i afërt.

Nuk ka rëndësi se kush ishte më përgjegjës për dështimin e këtij projekti dhe kthimin (për fat të keq, mjaft shpejt: ndërsa jetoja ende në Jerusalem) tek terrorizmi dhe lufta.

Por kujtimet e mia tregojnë se një zgjidhje e konfliktit është e mundur, pavarësisht se ekstremistët e shtyjnë atë. Megjithatë, si një udhëheqës izraelit ashtu edhe një udhëheqës palestinez duhet të dëshirojnë të arrijnë në zgjidhje. Duhen dy për të kërcyer tangon, siç thotë një shaka e vjetër, dhe gjithashtu për të bërë paqe mes armiqve. / Enrico Franceschini

Back to top button