Kryeministri i Izraelit i ka treguar SHBA-së, planin e tij për të sulmuar Iranin. Benjamin Netanyahu foli me Presidentin Joe Biden në një telefonatë javën e kaluar.
Kjo ishte telefonata e tyre e parë në më shumë se shtatë javë pas muajve të tensioneve në rritje mes dy udhëheqësve. Sipas zyrtarëve që folën për The Washington Post, Netanyahu tha se Izraeli do të godiste objektivat ushtarake në Iran dhe jo objektet e naftës apo ato bërthamore, në përgjigje të sulmit të fundit të Iranit ndaj Izraelit. Një sulm i tillë do të ishte një kundërsulm më i kufizuar nga sa ishte menduar.
Një luftë në hije prej dekadash mes Iranit dhe Izraelit ka kërcënuar të shpërthejë në shkallë të gjerë. Gjërat janë tensionuar më shumë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza vitin e kaluar, dhe pushtimi i Libanit, në fillim të këtij muaji. Dhe kjo vjen në një kohë të vështirë politikisht për Uashingtonin.
Biden ka thënë publikisht se ai nuk do të mbështeste një sulm izraelit në objektet bërthamore në Iran. / bota.al