Bota

Izraelitët godasin në Damask

Bomba izraelite kanë goditur pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut në Siri, pasi avionët luftarakë vunë në shënjestër vendet e magazinimit të arsenalit për grupin e armatosur libanez Hezbollah, sipas një grupi monitorimi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha të premten se sulmet e natës rezultuan me “shkatërrim dhe dëmtim në vendet ku ranë raketat” dhe “shpërthimi tronditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut”.

Sulmet ishin më të fundit në një seri sulmesh izraelite mbi Sirinë, ku një luftë civile gjashtëvjeçare ka shkatërruar pjesën më të madhe të vendit dhe ka zhvendosur miliona qytetarë.

Muajin e kaluar, një oficer i lartë izraelit u zotua se Izraeli do të bombardonte pallatin e Presidentit Sirian Bashar al-Assad në Damask, nëse Irani vazhdonte të zgjeronte territorin e vet në vendin e shkatërruar nga lufta. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button