LetersiMagazine

J.K. Rowling më në fund kërkon falje për vdekjen e Dobit, elfit të shtëpisë

Autorja e serialit Harry Potter, J.K. Rowling, më në fund ka kërkuar falje për vdekjen e një prej personazheve më të njohur në librat e saj.

Dhe jemi duke folur, sigurisht për Dobin, elfin shtëpiak.

Dobi ishte një krijesë e pazakontë, me një zemër ari, misioni i të cilit ishte të mbronte Harry Potter-in. Ai vdiq pasi mori një plagë me thikë që u hodh  nga Bellatrix Lestrange ndërsa po përpiqej të shpëtonte Harry-n.

Çuditërisht, duke pasur parasysh se librat e fundit të HP-it kanë në qendër gjakderdhjen, vdekja e Dobit i  goditi tifozët e filmave dhe librave më shumë nga sa pritej. Ndoshta ishte natyra e tij e mirë, ose fakti që ai ishte një krijesë e çuditshme e xhuxhëve, dhe njerëzit i morën atij jetën..

Gjithsesi, sot shënon 20 vjet që nga Beteja e Hogwarts (2 maj 1998) dhe çdo vit. Autorja  bën një status në Twitter ku kërkon falje nga miliona fansat e saj për vrasjen e një prej shokëve të tyre të dashur në botën magjistarëve.

Këtë vit, ajo përkujton Dobin, i cili në fakt nuk vdiq në Betejën e Hogwarts, por pa të cilin beteja kurrë nuk do të kishte ndodhur, dhe e gjithë bota mund të ishte nën magjinë e Lord Voldemort dhe të mbështetësve të tij të këqinj.

Rowling tha në Twitter: “Është përsëri një përvjetor. Këtë vit, kërkoj falje për vrasjen e dikujt që nuk vdiq gjatë  “Battle of Hogwarts “, por që dha jetën e tij për të shpëtuar njerëzit që do ta fitonin atë.

“Unë i referohem, sigurisht, Dobit, elfit të shtëpisë.”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button