Bota

Ja ç’do të thotë për botën, një Amerikë me një president që quhet Donald Trump

trump

Jonathan Mann

Nuk është aspak e sigurtë, por tashmë është një mundësi e habitshme – ç’duhet të presë bota, nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA?

Kandidati më i paparashikueshëm i Amerikës mund të shndërrohet në komandantin e forcave të armatosura, më të paparashikueshëm të Amerikës.

“Ne nuk do të jemi më budallenjtë”, u tha ai mbështetësve pas fitores në primaret e Nevadës. “ne të do të jemi të zgjuarit”.

Trump ka qenë shumë gjëra – një miliarder me biznese në pasuritë e paluajtshme, një yll televizioni dhe aurot librash shumë të shitur. Por ai nuk ka qenë kurrë në një zyrë shtetërore dhe nuk është marrë asnjëherë me politikën e jashtme.

“Unë nuk mendoj se ai po thith nga ndonjë rezervuar i madh dijesh, në lidhje me këto tema”, deklaroi ish diplomati amerikan, Christopher Hill. “ai shfaqet si njënjeri me shumë instikte, dhe pa shumë rezerva, për të vepruar mbi ato instikte”.

Trump betohet të rikthejë forcën ekonomike të SHBA dhe fuqinë ushtarake – “për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, siç thotë vetë ai.

Ai po u jep zë pakënaqësive të shumë votuesve, si dhe frikërave mbi vendin e Uashingtonit në botë.

Se çfarë do të bënte në lidhje me këto pakënaqësi, kjo gjë është më pak e qartë.

MURI

Në qendër të fushatës elektorale presidenciale të Trumpit, është plani për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit të SHBA me Meksikën, si pengesë kundër imigrantëve të paligjshëm, kriminelëve dhenarkotrafikantëve.

Trumpi këmbëngul se për Murin do të paguajë Meksika. Një zëdhënës i presidentit të Meksikës, thotë se qeveria e tij nuk do të paguajë.

Cilido qoftë burimi final i financimit, me siguri do të kërkojë miliarda dollarë që kalojnë nga arkat e qeverisë së SHBA, që vetëm Kongresi ka autoritetin t’i miratojë.

Dhe ligjvënësit në Uashington nuk është se kanë nxituar ta mbështesin këtë plan.

 

ISIS

Trumpi betohet se do të bombardojë ISIS në Irak – sidomos puset e naftës që terroristët kanë kapur atje – për ta privuar nga të ardhurat. Në Siri, Trumpi thotë se do ia lërë qeverisë punën e luftimit të ISIS-it, dhe bashkë me disa kandidatë të tjerë presidencialë, ai ka mirëpritur mbështetjen ushtarake të Rusisë për regjimin.

Me Trumpin president, SHBA gjithashtu do të refuzonte të priste refugjatë sirianë (dhe të paktën përkohësisht, të gjithë myslimanët, kudo nga vijnë në botë).

Ai propozon një zonë të sigurtë për civilët brenda Sirisë, që Uashingtoni do të ndihmonte për ta financuar, por që shtete të tjerë do ta ndërtonin dhe mbronin.

 

LUFTA NDAJ TERRORIZMIT

Trumpi do të rikthente teknikën shumë të debatuar të marrjes në pyetje, e njohur si “ëaterboarding”, duke shtuar që “ajo nuk është aq e fortë sa duhet”. Ai u tha votuesve: “Tortura bën punë”. Republikani do të mbante gjithashtu burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë, dhe do të shtotne më shumë të burgosur.

 

TREGTIA

Trumpi këmbëngul se SHBA po shfrytëzohet prej partnerëve të saj tregtarë, duke ia rezervuar Kinës pjesën më të madhe të zemërimit të tij.

Ai tha për Nju Jork Tajms se ka në plan të vendosë një tarifë 45% mbi mallrat kineze. Më pas, Trumpi mohoi ta ketë thënë, por Nju Jork Tajms e kishte regjistruar intervistën dhe e publikoi në mënyrë zanore.

 

NDRYSHIME REGJIMESH

Në vitin 2011, Trumpi bëri thirrje për ndërhyrje të SHBA, me qëllim që të mbështeteshin libianët për rrëzimin e Muammar Gaddafit. Muajin që kaloi, ai e mohoi. Por sërish ka një regjistrim të deklaratave të tij.

Tashmë një kritik i fortë i ndërhyrjes së SHBA në Irak në viti 2003, Trumpi nuk mundet të shpjegoj komentet mbështetëse që kishte bërë përpara se të ndodhte. “Ishte shumë kohë më parë”, tha ai për NBC. “Dhe kush e di se çfarë kisha në kokë?”

Më pas, trumpi është shprehur për CNN se kishte ndryshuar mendje përpara se të fillonte lufta.

 

ALEATET E AMERIKES

Trumpi është i pakënaqur me kostot e pranisë së SHBA në Europë dhe trysninë për të udhëhequr NATO-n. “Ku është Gjermania? Ku po udhëheqin vendet e Europës? Nuk e kam problem t’i ndihmoj. Nuk e kam problem të jem prapa tyre”, ka deklaruar ai.

Ai dëshiron gjithashtu që Korea e Jugut të përballojë më shumë nga kostoja e mbrojtjes amerikane për të. “Ne nuk marrim asgjë nga kjo. Nuk po them që ne do të lejojmë t’u ndodhë gjë. Por edhe ata duhet të na ndihmojnë”, tha ai.

 

IZRAELI

Trumpi ka premtuar të jetë “neutral” në përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, por njëkohësisht ka premtuar të jetë “100% me Izraelin”.

Nëse ka një temë që shfaqet, kjo është pakënaqësia: kufijtë e Amerikës janë shumë të hapur për të huajt, ekonomia e saj është shumë e lehtë për t’u shfrytëzuar prej tyre, dhe aleancat e saj ushtarake janë shumë të anuara në favor të tyre, siaps Trumpit.

Nëse ka ndonjë temë tjetër, kjo është se Trumpi thotë ato që ka në mendje për çështjet ndërkombëtare – dhe ndonjëherë nuk është dakord me mendjen e tij.

 

FIGURE POLARIZUESE

Manjati gjuhëashpër është ndoshta figura më polarizuese në jetën publike amerikane sot – nuk është çudi që ekspertët nuk bien dakord mbi atë që ai do të sillte në Shtëpinë e Bardhë. “Me një presidencë Trump, politika e jashtme do të jetë e vendosur dhe proaktive dhe e ngjashme me atë të viteve të Reaganit dhe larg prej dobësisë së Shtëpisë së Bardhë sot”, thotë ekonomisti Peter Navarro i Universitetit të Kalifornisë.

Por Jamie Metzl, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se “bota është një ekosistem kompleks dhe niveli i banditizmit që ka shfaqur Trumpi në këtë garë do të ishte tejet shqetësues”.

Pas spektaklit të habitshëm që Trumpi i ka ofruar Amerikës dhe botës këta muajt e fundit, si mund ta dimë se çfarë të presim?

CNN – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button