Horizonti.al

Ja çfarë do t’i ndodhte Tokës, sikur të mos ekzistonte apo zhdukej Hëna

Hëna, ka qenë një pjesë e brendshme e kulturës njerëzore, që në fillimet e saj. Dhe sigurisht, që ajo është ende sot e veçantë për ne. Por a e keni menduar ndonjeherë çfarë do të ndoshte, sikur Hëna të mos kishte ekzistuar kurrë, apo nëse do të zhdukej sot? A do të ishin gjërat, njëlloj si më parë?

Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit , ajo rrotollohet gjithashtu edhe rreth boshtit të vet. Aktualisht ky bosht është i anuar rreth 23.4 gradë, një vlerë që nuk ndryshon gjatë vitit. Për pasojë, në një pjesë të caktuar të vitit, hemisfera veriore është më e orientuar drejt Diellit, sesa ajo jugore.

Gjashtë muaj më vonë, kur Toka zhvendoset në anën e kundërt të orbitës së saj rreth Diellit, përballë yllit gjigand ndodhet hemisfera jugore. Në këtë mënyrë, të dyja hemisferat e Tokës marrin sasi të ndryshme të dritës së diellit dhe të nxehtësisë, sipas periudhës së vitit.

Forca tërheqëse e Hënës, mban në stabilitet aksin e rrotullimit të Tokës. Dhe nëse Hëna nuk do të ekzistonte, ekspertët besojnë se aksi do të anohej deri në 85 gradë. Ai do të anohej aq shumë, saqë rreth Diellit do të ekspozoheshin polet, duke shkrirë shtresën e tyre të madhe akullnajore, çka do të shaktojë ndryshime ekstreme të klimës.

Ndër efektet më të njohura që prodhon Hëna në Tokë, janë baticat e oqeanit. Sateliti ynë është përgjegjëse për rritjen dhe uljen e nivelit të deteve tona, disa herë në ditë. Sa më afër që është Hëna Tokës, aq më të mëdha janë dallgët. Dallimi maksimal në lartësi, midis dallgës së ulët dhe asaj lartë, mund të jetë deri në 16 metra.

Nëse Hëna nuk do të ishte aty ku është për të shkaktuar këtë efekt, dallgët oqeanike do të reduktoheshin ndjeshëm. Do të kishte ende baticë, pasi forca gravitacionale e Diellit luan rolin e saj mbi ujin e Tokës, edhe pse tërheqja e tij është më e vogël se ajo e Hënës. Por dallgët do të reduktohet në një të tretën e madhësisë së tyre aktuale, dhe oqeanet do të bëhen shumë më të qetë. Dhe kjo do të ndikonte shumë tek niveli i detit.

Pa ndikimin e Hënës, uji i oqeanit do të rishpërndahej në mënyrë uniforme përgjatë gjithë sipërfaqes së Tokës. Prandaj, niveli i detit në të dyla polet do të rritej në mënyrë drastike. Mungesa apo zhdukja e Hënës, do t’i bënte ditët shumë më të shkurtra.

Aktualisht, Toka e përfundon një rrotulim të plotë rreth vetes çdo 24 orë, ose saktësisht 23 orë dhe 56 minuta. Kjo i lejon planetit, të ketë një klimë të këndshme për jetën, pasi e gjithë sipërfaqja e saj ka kohë të mjaftueshme për t’u ngrohur dhe freskuar, sipas momentit.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Shkencëtarët, janë sot të bindur se ditët në Tokë, ishin shumë më të shkurtra miliona vjet më parë. Për shembull, kur Toka dhe Hëna u formuan 4.5 miliardë vjet më parë, planeti rrotullohej aq shpejt, sa dita zgjaste vetëm katër orë. Në kohën kur dinosaurët ekzistonin në Tokë, dita zgjaste 23 orëë.

Dhe më 30 qershor 2012, orët rreth botës duhej të shënonin 1 sekondë shtesë para orës 00:00, për të mbajtur ritmin me ditët më të gjata. Shkaku i kësaj vonese është vetë Hëna. Ndodh që graviteti i saj ushtron forca fërkimi tek vetë Toka, dhe e ngadalëson rrotullimin e planetit 2 milisekonda çdo 100 vjet.

Ndërsa Hëna vazhdon të largohet nga Toka, me një normë aktuale prej 3.82 centimetrash në vit – planeti ynë po e humbet energjinë rrotulluese, dhe ngadalëson rrotullimin e tij. Nëse Hëna zhduket tani, ditët do të mbeten pothuajse të pandryshuara në rreth 24 orë. Por nëse gjithçka mbetet e njëjtë si tani, ditët do të zgjasin 25 orë, pas rreth 180 milionë vjetësh.

Hëna është shumë e rëndësishme për Tokën, jo vetëm pse prodhon baticat detare. Ajo dikton gjithashtu edhe lëvizjen e pllakave tektnike, në koren e planetit tonë. Ndërsa Hëna tërheq vazhdimisht sipërfaqen e Tokës, toka poshtë nesh mund të ngrihet deri në 30 centimetra, në një moment të caktuar të ditës.

Nëse nuk do të ekzistonte Hëna, Toka do të humbte shumicën e kores së saj të vjetër, nuk do të kishte pllaka tektonike, dhe kjo do të parandalonte proceset e nevojshme për të formuar malet. Për pasojë uji do të mbulonte gjithë sipërfaqen e planetit. Nëse do të zhdukej Hëna, ne do të humbnim mburojën kundër meterorëve, kometave, asteriodëve dhe trupave të tjerë, që enden në hapësirë hapësirës.

Në e dimë, se sot Toka bombardohet nga meteoroitë të vegjël, me një frekuencë më të lartë sesa është menduar më parë. Për shkak të madhësisë së tyre, shumica e këtyre shkëmbinjve digjen plotësisht në atmosferën e Tokës. Megjithatë, pa praninë e Hënës, shkalla e ndikimit mund të jetë shumë më e lartë, duke e bërë Tokën një vend shumë armiqësor.

Hëna ka një diameter gatio 3.500 kilometra, ose rreth 27 përqind e diametrit të Tokës. Falë madhësisë së saj të madhe, ajo ka shërbyer si një mburojë për Tokën në kohërat e stuhive kozmike. Vetëm midis viteve 2005-2013, NASA zbuloi më shumë se 300 përplasje trupash qiellorë mbi sipërfaqen hënore.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm që na garanton Hëna, është fusha magnetike e Tokës, e cila është jetike për zhvillimin e jetës në këtë planet. Ajo e rrethon Tokën, dhe vazhdimisht e mbron atë nga stuhitë diellore, një rrjedhë grimcash të ngarkuara që vijnë nga Dielli, me fuqinë për të shkatërruar atmosferën tonë.

Fusha magnetike, na mbron edhe nga bombardimet nga rrezatimi i dëmshëm kozmik dhe diellor. Magnetosfera ekziston për shkak të gjeodinamikës, që është lëvizja rrotulluese e hekurit të shkrirë në brendësi të Tokës. Një lëvizje e tillë e metaleve të brendshme magnetike, bën që magnetosfera të mbetet e fortë.

Por kjo gjeodinamikë ekziston falë forcës baticës, që Hëna ushtron ndaj Tokës. Edhe Marsi ka qenë dikur si Toka. Ai e humbi magnetosferën e vet mbi 4.2 miliardë vjet më parë, duke u shndërruar në sipërfaqen shkëmbore të shkretë dhe të kuqërremtë që është sot.

Leave a Reply

Back to top button