Bota

Ja çfarë informacionesh “top secret” u ka dhënë Trumpi rusëve

Donald Trump ka zbuluar një informacion shumë të klasifikuar në takimin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ambasadorin e Moskës në SHBA, Sergei Kisliak në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, duke vënë në rrezik një burim të inteligjencës në lidhje me ISIS. Lajmin e ka përcjellë Uashington Post. Informacioni ka të bëjë me kërcënimin e lidhur me përdorimin e laptopëve në aeroplanë dhe ishte siguruar nga një partner amerikan, nëpërmjet një marrëveshje për shkëmbimin e inteligjencës, e konsideruar kaq delikate, saqë të dhënat nuk u janë zbuluar as aleatëve dhe ato ishin mbajtur shumë konfidenciale, edhe brenda vetë qeverisë amerikane. Një zyrtar i lartë amerikan tha se Trump “u ka zbuluar më shumë informacione rusëve, se sa kemi ndarë me aleatët tanë”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button