Enciklopedike

Ja çfarë tregon muaji i lindjes për ty

Janar

Njerëzit e lindur në janar kanë një etikë pune shumë të fortë dhe nuk do të hezitojnë të shprehin mendimet e tyre. Ata kanë një qëndrim kokëfortë, dhe nuk e pëlqejnë që njerëzit t’u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë. Ata bëjnë udhëheqës shumë të mirë për shkak të këmbënguljes dhe përpjekjes për sukses, por nganjëherë nuk dëgjojnë shumë mirë të tjerët. Ju keni një aftësi të natyrshme për të mësuar njerëzit e tjerë, dhe ata ju dëgjojnë me lehtësi dhe gatishmëri për të mësuar.

Shkurt

Nëse keni lindur në shkurt, ndoshta keni një aftësi të madhe  krijuese dhe gëzoni të punoni në projekte të reja. Ju doni të hyni në diskutime intelektuale, dhe nuk dëshironi të bisedoni me të tjerët që duken të cekët. Ju jeni  një shpirt i lirë dhe nuk dëshironi të jetoni brenda kufijve të rregullave të ngurta të shoqërisë. Njerëzit e lindur në këtë muaj e duan udhëtimin dhe hipin në një avion ose tren në çdo mundësi që u jepet. Ju jeni një mik dhe partner shumë besnik, dhe  i ndershëm.

Mars

Njerëzit e lindur në mars janë gjithashtu shumë krijues dhe plot imagjinatë, por ata kanë tendencë të jenë më introspektiv dhe të qetë. Ata jetojnë shumë brenda kokës së tyre, duke krijuar kryevepra brenda mendjes . Gjithashtu njerëzit e lindur në mars u drejtohen arteve për të shprehur veten e tyre dhe e shijojnë shumë kohën e tyre të qetë. Ju keni një sjellje të butë, me njerëzit e tjerë, por tentoni të fshihni shumicën e aspekteve të vetes nga të tjerët. Ju vdisni për mjediset paqësore, të qetë dhe largoheni nga vendet e zhurmshme dhe të mbushura me njerëz

Prill

Ata që lindin në prill vdesin për vëmendjen dhe duan çdo sekondë që të kaloj të jenë në qendër të vëmendjes. Ata nuk i pranojnë urdhrat  dhe preferojnë ti bëjnë gjërat në rrugën e tyre dhe të udhëheqin të tjerët. Të lindurit në prill kërkojnë aventura të reja, dhe vazhdimisht janë duke bërë gjëra të guximshme. Ata veprojnë së pari dhe mendojnë më vonë. Nganjëherë ata njihen si të zhurmshëm dhe të padurueshëm, dhe nuk kanë problem t’u tregojnë njerëzve të tjerë se si ndihen.

Maj

Njerëzit e lindur në muajin maj kanë tendencën të jenë shumë të paqëndrueshme, duke dashur një gjë dje dhe diçka krejt tjetër sot. Ata e shprehin veten mirë, dhe  kanë një jetë shoqërore aktive dhe nuk duan të kalojnë shumë kohë vetëm. Fëmijët mund të duan gjithashtu një bisedë stimuluese, inteligjente, por kanë nevojë pothuajse një sasi të barabartë argëtimi dhe eksitimi. Ata mërziten lehtë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja për të argëtuar veten.

Qershor

Nëse keni lindur në qershor ju jeni shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Mund të jesh i turpshëm dhe i butë, por njerëzit me të vërtetë e admirojnë këtë gjë tek ju. Ju keni një shpirt krijues dhe mendoni shumë  për të ardhmen për atë që mund të krijoni dhe se si mund t’i sillni idetë tuaja në jetë. Megjithëse nuk shprehni gjithmonë se si ndjeheni, ju keni një botë të tërë që jetoni brenda jush, dhe vetëm doni të kuptoni se si ta sillni atë në jetë.

Korrik

Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë tipare të njëjta me ata që kanë lindura në qershor, me përjashtim të faktit se ato janë pak më spontane. Ata jetojnë për aventura, dhe vetëm duan të kenë një kohë të mirë. Nga jashtë, ata duken të sigurt dhe të gëzuar, por brenda, kanë shumë sekrete të errëta dhe fshehin dhimbjen e tyre nga të tjerët. Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë energji dhe të gjithë duan të rrinë me ta për shkak të kësaj.

Gusht

Të lindurit e muajit gusht janë liderë të lindur, pa frikë ata mund të qëndrojnë më vete me mendimet e tyre. Ata mund të jenë të guximshëm dhe të vetëdijshëm, por nën të gjitha këto, kanë zemër të mëdha. Fëmijët e lindur në gusht, mund të mendojnë shumë dhe të mbyllen brenda qasjes së tyre të ngurtë dhe metodike në jetë nëse nuk janë të kujdesshëm. Njerëzit e lindur në gusht bëjnë mirë në karriera që përfshijnë të menduarit dhe analizat kritike, sepse ata e shohin jetën në një mënyrë logjike, hap pas hapi. Sidoqoftë ata nuk shprehin mirë emocionet e tyre, kështu që është  e vështirë në disa raste për të parë anën “njerëzore” të tyre. Shtator  Njerëzit e lindur në shtator kanë shumë pritshmëri ndaj të tjerëve, kështu që ata mund të zhgënjehen lehtë. Ata janë shumë kokëfortë, dhe të mbajë  inat nëse ju silleni keq me ta. Janë  perfektionistë, duke mbajtur veten dhe të tjerët në ideale të larta. Gjithashtu  janë njerëz sensualë, krijues, të sjellshëm, dhe gjithmonë  duan të ndihmojnë të tjerët kur të munden.

Tetor

Të lindurit në muajin tetor kanë prirjen të jenë disa prej qenieve më të qëndrueshme dhe të ekuilibruara që do të takoni. Megjithatë, konfrontimi i bën nervozë dhe ata zgjedhin ta shmangin sa herë që munden. Kanë një dashuri të pashuar për miqtë dhe familjen, por janë gjithashtu ndër njerëzit më të pavarur që do të njihni.

Nëntor

Të lindurit në Nëntor janë disa prej qenieve më sekrete. Ata shumë shpesh i fshehin emocionet e vërteta nga të tjerat, urrejnë kur të tjerët u thonë se çfarë t ëbëjnë, dhe preferojnë të shtrojnë rrugën e tyre drejt fitores. Janë pak impulsivë, por nuk kanë fare frikë. Asgjë nuk mund t’i ndalë.

Dhjetor

Të lindurit në Dhjetor janë aventurierë. Ata janë gjithashtu disa prej qenieve më bujare që do të takoni. Megjithatë, ata kanë shpërthime me njerëzit kur në mes hyn krenaria. Janë gjithmonë në lëvizje dhe nuk rrinë ulur për shumë gjatë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button