Enciklopedike

Ja cilat janë të  metat e çdo shenje të horoskopit, dhe si duhet t’ia shmangim ato

Personat e shenjës së dashit duhet t’i kushtojnë pak më tepër vëmendje gjërave përreth tyre, sepse shpesh herë sillen me egoizëm duke menduar vetëm për veten.

Personat e shenjës së demit shpesh nuk përshtaten apo kanë fleksibilitet të ulët ndaj gjërave të reja në jetë. Për këtë arsye duhet të punojnë me karakterin e tyre për t’u hapur ndaj risive të jetës.

Personat e shenjës së binjakëve ndryshojnë shpesh humor dhe i zëvendësojnë shumë shpejt njerëzit në jetë. Kjo gjë duhet ndryshuar sa më parë. Marrëdhëniet kanë probleme, por kjo nuk do të thotë se pas çdo problemi, duhet t’i prishim ato përfundimisht.

Personat e shenjës së gaforres pëlqejnë shumë të shprehen për çdo gjë që ndiejnë, edhe me personat e panjohur. Kjo gjë shpesh mund të përdoret për keq nga të tjerët, ndaj nevojitet vetëkontroll në këtë aspekt.

Personat e shenjës së luanit lodhen shpejt nga puna në grup dhe kanë tendencën të izolohen në vete. Ka ardhur koha të ndryshoni. Nuk mund të qëndroni vetëm gjithë kohës, ndaj kushtojini rëndësinë e duhur komunikimit të vazhdueshëm me të tjerët rreth jush.

Personat e shenjës së virgjëreshës duhet të punojnë fort për të qenë tipa më sociale, si dhe të përpiqen të shmangin turpin, pasi janë persona shumë të turpshëm.

Personat e shenjës së peshores karakterizohen nga mungesa e vendosmërisë, ndaj duhet të punojnë fort për të forcuar karakterin e tyre.

Personat e shenjës së akrepit nuk falin kollaj. Nëse me ta ke një debat apo një zënkë, do të kalojë shumë kohë, derisa të falesh vërtet prej një akrepi. Kjo gjë mund të ndryshohet duke kuptuar se të gabosh është njerëzore, ndërsa të falësh është hyjnore.

Personat e shenjës së shigjetarit nuk i pranojnë lehtë mendimet e ndryshme me mendimet që ata kanë. Kjo shpesh i bën pjesë të debateve të ashpra me të tjerët, ndaj duhet të kuptojnë se jo të gjithë mendojnë njësoj si shigjetarët, mirëpo secilit duhet t’i respektojmë mendimin që ka, pavarësisht se mund të mos e mbështesim të njëjtin mendim.

Personat e shenjës së bricjapit janë të mësuar me një jetë të thjeshtë. Ata thonë se nuk mërziten me të njëjtën rutinë të përditshme, por duhet që të përpiqen ta ndryshojnë disi këtë rutinë. Pak aventurë, pa e tepruar, nuk i bën keq askujt.

Personat e shenjës së ujorit nuk i dëgjojnë shumë këshillat e të tjerëve dhe preferojnë të veprojnë sipas kokës së tyre. Mirëpo ndonjëherë është e nevojshme të pyesim edhe të tjerët se si të veprojmë, pasi jo gjithmonë kemi të drejtë.

Personat e shenjës së peshqve preferojnë të jetojnë në botën e tyre imagjinare. Është koha të zbrisni me këmbë në tokë dhe t’i bëni realitet projektet e imagjinatës suaj. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button