Bota

Ja cili ishte “Plani i Hanoverit”. Do të shpërthenin 5 bomba

Screen Shot 2015-11-22 at 16.21.23

Terroristët kishin planifikuar të shpërthenin tre bomba brenda stadiumit gjatë ndeshjes ndërkombëtare miqësore në Hanover javën e kaluar, një sulm i cili nuk u krye prej anulimit të ndeshjes në minutën e fundit, sipas një zyrtari të sigurisë.

Ai tha për Frankfurter Allgemeine Sonntagzeitung se agjentët gjermanë kishin marrë informacione nga homologët e tyre francezë se një celulë terroriste kishte në plan që të shpërthente pesë bomba në Hanover, tre prej tyre në brendësi të stadiumit, njëra në një stacion autobusi dhe tjetra në stacionin e trenit. Ndeshja, ku do të merrte pjesë dhe kancelarja Merkel, si dhe disa ministra të qeverisë, u anulua dhe stadiumi u evakuua me shpejtësi 90 minuta para se të fillonte takimi.

Zyrtari gjerman tha se agjentët francezë kishin ofruar detaje për atentatorët e mundshëm, duke përfshirë emrat e tyre, të cilët nuk njiheshin më herët nga forcat gjermane të sigurisë.

Ndonëse nuk u gjetën eksplozivë dhe nuk pati arrestime, autoritetet po punojnë me supozimin që celula ekziston, tha zyrtari. Policia është në kërkim të të dyshuarve, dhe pritet që të ketë aksione në ditët dhe javët e ardhshme për zbulimin e informacineve të reja.

“Shumë prej terroristëve që kryen sulmin në Francë kishin lindur atje dhe shumë ishin të rikthyer nga Siria. Të dyja këto janë tëvërtetë për shumë islamikë radikalë në Gjermani”, tha zyrtari. “Për këtë arsye, ka nëj rrezik të madh që një sulm i ngjashëm mund të ndodhë edhe këtu”.

Por lajmi i Frankfurter Ellgemeine u kundërshtua nga një raportim i televizionit shtetëror ZDF, edhe ai duke cituar zyrtarë anonimë, të cilët thanë se nuk ishin të sigurtë që celula gjermane ekziston. Shërbimi i fshehtë francez, sipas televizionit, u kish thënë zyrtarëve gjermanë, se lideri i celulës, që në media njihet vetëm si “Abdul F”, ishte një nënshtetas gjerman, gjë që ka ngritur dyshime për vërtetësinë e raportimit.

Sipas ZDF-së, opinionet janë të ndarë në agjencitë gjermane të zbulimit, për atë se sa seriozisht duhen marrë informacionet e francezëve, teksa kanë marrë të dhëna për ekzistencën e celulave terroriste me 5 deri 7 persona, “pothuajse çdo javë”.

Në shumicën e rasteve, raportet rezultojnë të pabazë, tha zyrtari i paidentifikuar për televizinin, “por që nga ngjarjet e Parisit, ne po i shohim me një sy tjetër këta paralajmërime”.

Sipas BfV, agjencia e brendshme gejrmane e zbulimit, janë 1100 islamikë në Gjermani, nga të cilët 420 janë klasifikuar se rrezikojnë sigurinë publike për shkak se kanë shfaqur një gatishmëri ëpr të përdorur dhunën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button