Bota

Ja fotografia e fundit e Kim. “E vranë koreanët”

Shtrirë në një poltronë, sytë mbyllur, i goditur tashmë nga helmi që i mori jetën dhe ndoshta i pavetëdijshëm

Kjo është fotografia e fundit e Kim Jong-nam, vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut, botuar ekskluzivisht në faqen e parë, nga e përditshmja Neë Straits Times, e cila e tregon pak para vdekjes, në një ambulancë që po e shpinte drejt një spitali në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur.

Autoritetet janë ende në kërkim të tre personave, që ata besojnë të jenë spiunë nga Korea e Veriut, në sajë të identifikimit të pamjeve nga kamera e sigurisë. Kimin e vranë dy gra, edhe ato ndoshta të lidhura me shërbimet e Phenianit, të cilat u gjetën pak ditë më parë të vrara.

Dje ka ndodhur një tjetër arrestim, ai një njeriu që, sipas gazetës lokale The Star Online ishte një ekspert kimie, 47 vjec, i identifikuar si Ri Jong-Chol. Ai ishte punonjës i një kompanie IT në kryeqytetin e Malajzisë, me një diplomë në mjekësi në Korenë e Veriut.

Ndërkohë, mbetet dyshimi se pse Nam u vra, por ajo në të cilën të gjithë duket se bien dakord, është se përgjegjësia duhet t’i ngarkohet drejtpërdrejt Koresë së Veriut. “Ne besojmë se pas incidentit është regjimi”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë për Bashkimin koreanojugor, gjatë paraqitjes së identitetit të të arrestuarve.

Në Phenian, ndërkohë, mohojnë çdo gjë. Dhe madje e kapin me Malajzinë, që sipas tyre është fajtore se nuk dorëzon trupin e Kim Jong-nam. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button