- Aksionet kineze po goditen sërish, duke rënë deri me 5 % me hapjen ebursave të martën.
- Shteti Islamik ka hedhur në erë disa pjesë të tempullit të Belit në Palmira në Siri. Ky konsiderohet tempulli më i rëndësishëm në qytetin sirian.
- Një gazetar ekonomie, i cili është akuzuar se ka shkruajtur një artikull, që ka shkaktuar shembjen e bursës kineze, u shfaq në televizion duke “rrëfyer” se i kishte shkaktuar “humbje të mëdha” tregut.
- Një filmim i sapo nxjerrë tregon dy zëvendës sherifë, të cilët qëllojnë fatalisht një person, në San Antonio të Teksasit, ndërkohë që ky rri me duart lart.
- SHBA mund të vendosë sanksione ndaj individëve dhe kompanive ruse dhe kineze, për sulme kibernetike në muajt e fundit.
- Mijëra lopë deti janë grumbulluar në brigjet e Alaskës, për arsye se akulli ku zakonisht e mbështesin gjuetinë e tyre, nuk është më.
- Kompania italiane e enrgjisë dhe gazit, Eni, thotë se ka zbuluar një vendburim supergjigand gazi në brigjet e Egjiptit.
- Duke filluar nga sot, Google Chrome do të fillojë të bllokojë reklamat e realizuara me Adobe Flash.
- Japonia po kërkon një rritje të buxhetit të mbrojtjes – që do e bënte buxhetin e ri, më të madhin në 14 vitete fundit – për të fortifikuar ishujt që janë pranë brigjeve kineze.
- Një uragan i rrallë goditi ishujt e Kepit të Gjelbër në Afrikën Perëndimore. Eshtë uragani i tretë që godet këtë vend dhe uragani më në lindje që ka ndodhur ndonjëherë./Bota.al
1 minute read