Horizonti.al

Ja pse nuk mund te kujtojme femijerine tone

femijeriNe kujtesen tuaj, mund te keni ruajtur kujtime fotografike kur keni qene te vegjel, ndoshta nje moment te vogel, por perseri sado qe te perpiqeni nuk mund te mbani mend femijerine tuaj me detaje. Shkencetaret e kane zbuluar se pse. Sipas shkencetareve kur qeliza te reja krijohen ne trurin e njeriut nga ngjarjet e dites, informacionet qe marrim, te gjitha keto ruhen ne kujtesen tone duke zene vendin e kujtimeve qe jane formuar me pare. Pra arsyeja pse nuk ju kujtohet kur keni festuar 5-vjetorin e ditelindjes tuaj, apo te nje shoku tuaj, eshte sepse kujtimet e reja, shkaterrojne ato te vjetrat, duke bere qe ne te humbasim ato te parat.
Ne nuk mund te kujtohemi per çdo gje, per shkak se aftesia jone per te ruajtur kujtimet eshte e kufizuar. “Ky lloj i harreses eshte i rendesishem per kujtesen. Ka nje fund. Ju doni dhe keni nevoje qe te hiqni qafe ato kujtime qe s’kane asnje vlere per ju, atehere ju do te mund te mbani mend detajet dhe ngjarjet me te rendesishme ne jeten tuaj”, thote neurobiologu Paul Frankland.
Paaftesia jone e çuditshme per te mos mbajtur mend femijerine, ka shqetesuar me kohe shkencetaret. Disa prej tyre e shpjegonin kete paaftesi me faktin se ne femijeri nuk mund te flasim. Por sot eshte arritur nje konkluzion sipas te cilit, duke pasur parasysh se kapaciteti yne per te kujtuar ka nje fund, ndoshta disa kujtime jane me te rendesishme se te tjerat dhe zene vendin e ketyre te fundit.

Leave a Reply

Back to top button