Kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve e ka gëzuar Lionel Messin, por ai do të jetë përfundimisht i lumtur vetëm kur Barcelona ta fitojë atë.
Blaugranët e humbën gjysmëfinalen e kthimit në Allianz Arena (3-2) nga Bayern Munichu, por kjo nuk pati kurrfarë vlere, pasi e kishin fituar sfidën në Camp Nou me rezultat 3-0. “Jemi të gëzuar, sepse dëshironim të arrinim në finale të Ligës së Kampionëve”. “Mirëpo, objektivi ynë akoma mbetet i njëjti: ta fitojmë atë”, ka shkruar Messi në Facebook.
Në finale, Barcelona pret Real Madridin ose Juventusin që të mërkurën mbrëma zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. Zonja e Vjetër e fitoi përballjen e parë në Torino me rezultat 2-1. /Telegrafi/