Enciklopedike

Ja se kush ishte Sfinksi i Madh

Në vitin 1817, eksploruesi italian dhe arkeologu Giovanni Battista Caviglia filloi gërmimin e parë modern të Sfinksit të Madh në Pllajën e Gizës. Megjithëse studiuesit kanë studiuar statujën për 200 vjet, ende nuk dimë asgjë rreth saj. Nuk kemi gjetur asnjë mbishkrim nga Mbretëria e Vjetër e Egjiptit në lidhje me statujën. Ne e quajmë Sfinks, një emër të dhënë mijëra vjet më vonë nga grekët, por nuk e dimë emrin e vërtetë të tij, atë që e ndërtoi atë, apo arsyen pse. Më intrigues është identiteti i Sfinksit.

Mark Lehner është një nga ekspertët kryesorë për statujën. Ai ka studiuar dhe gërmuar Pllajën e Gizës për më shumë se 30 vjet, duke përfshirë edhe pesë vjet të kaluara duke hartëzuar çdo pëllëmbë të Sfinksit. Ai pajtohet me teorinë më të përhapur se statuja është ndërtuar nga Khafre, i cili gjithashtu ndërtoi piramidën e dytë më të madhe në Giza. Lehner dhe egjiptologë të tjerë pohojnë se prova të tilla si rrënojat aty pranë, tregojnë një plan masiv ndërtimi që përfshinte Sfinksin, piramidën e Khafres dhe disa tempuj.

Lehner beson gjithashtu se Sfinksi, tempulli i afërt dhe piramida ishin krijuar për t’u lidhur me ngjarjet diellore si solstiku i verës. Studiues të tjerë, siç është egjiptologu gjerman Rainer Stadelmann, besojnë se Sfinksi përfaqëson vetë ndërtuesin e Piramidës së Madhe, Faraonin Khufu. Stadelmann argumenton se tiparet e fytyrës, ikonografia dhe stili më shumë i kujton Khufu-në dhe pohon se shëtitorja është ndërtuar për t’iu përshtatur një strukture ekzistuese, Sfinksit.

Arkeologu francez Vassil Dobrev pohoi në vitin 2004 se Sfinksi ishte ndërtuar nga Djedefre, një faraon i harruar që sundoi midis Khufusë dhe Khafres. Ai pajtohet me Stadelmann se imazhi përshkruan Khufunë dhe se shtegu ishte ndërtuar rreth një strukture ekzistuese. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button