Korea e Veriut paralajmëron për një sulm me Impulse Elektro-Magnetike (IEM) super të fuqishëm ndaj SHBA. testi i fundit i saj ishte një bombë “vrasëse qyteti”, dhjetë herë më e fuqishme se ajo në Nagasaki. Por shpërthimi në atmosferën e sipërme do të krijonte një sulm shkatërrimtar PEM, i cili do të kish potencialin të shuante gjithë rrjetin elektrik
Testi më i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ka ringjallur frikën e një impulsi shkatërrues elektro-magnetik, ose IEM, që mund të shuajë rrjetet elektrike në të gjithë SHBA.
Për herë të parë, Koreja e Veriut përmendi në mënyrë specifike mundësinë e një sulmi të IEM në SHBA pas testit të së dielës, të një arme 100 kilotonë, që regjimi pretendon të jetë një bombë termonukleare.
Arma mund të fshijë një qytet të tërë, por impulsi nga një shpërthim në lartësi mund të mbjellë kaos dhe shkatërrim shumë më të gjerë.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut paralajmëroi se arma ‘është një bombë termonukleare shumëfunksionale me fuqi të madhe shkatërruese, që mund të shpërthejë madje edhe në lartësi të mëdha, për një sulmin super-të-fuqishëm IEM”.
Një IEM është një shpërthim valësh radio me intensitet të lartë, emetuar nga shpërthimet bërthamore në armosferën e sipërme, që dëmton elektronikën, pak a shumë ashtu si një vërshim i beftë i rrymës elektrike mund të mbingarkojë një stacion elektrik.
Por IEm është shumë më keq. Një bombë atomike e shpërthyer në atmosferë mund të nxjerrë jashtë loje rrjetin elektrik në një pjesë të madhe të SHBA. Kjo do të linte pa energji spitalet, qytetarët dhe agjencitë qeveritare, të cilat nuk do të ishin në gjendje të koordinoheshin. Dhe struktura e shoqërisë do të zhbëhej shpejt.
“Unë mendoj se ky është rreziku më i madh kundër SHBA”, deklaroi pak kohë më parë Xhejms Ulsej, ish shef i CIA-s. / Bota.al