Beteja e Poitiers, 732
Në antikitetin e vonë, feja e ndau botën mesdhetare në dy pjesë. Tani Islami po e “ribën” kontinentin
Nga Robert D. Kaplan*
“The Atlantic”
Evropa është e përcaktuar kryesisht nga Islami. Dhe Islami po e ripërcakton aktualisht kontinentin e vjetër. Për shekuj me radhë në antikitetin e hershëm dhe të mesëm, Evropa nënkuptonte botën përreth Mesdheut, ose Mare Nostrum (“Deti ynë”), siç e quanin atë romakët. Ajo përfshinte Afrikën Veriore. Në fakt, në fillim të shekullit V Pas Krishtit, kur Shën Agustini jetonte në atë që është sot Algjeria, Afrika e Veriut qe një qendër e Krishterimit po aq sa edhe Italia apo Greqia.
Por përparimi i shpejtë e Islamit në të gjithë Afrikën e Veriut në shekullin VII-VIII thuajse e zhduku Krishtërimin atje, duke e ndarë rajonin e Mesdheut në dy gjysma civilizuese, me “detin e Mesëm” si një kufi të fortë mes tyre, dhe jo një forcë unifikuese. Prej atëhere, sikurse vëren filozofi spanjoll Hoze Ortega i Gaset “e gjithë historia evropiane, ka qenë një emigracion masiv drejt veriut”.
Pas shpërbërjes së perandorisë romake…
[real3dflipbook id=”1090″] |