Bota

“Jam John Doe dhe do t’ju rrëfej skandalin që ndodh në Panama”

Screen Shot 2016-04-06 at 16.09.53

Është padyshim skandali më i madh i viteve të fundit dhe ka përfshirë qindra figura publike.

Por si nisi ai që tashmë quhet “Panama Papers”.

Ja si e rrëfejnë gazetarët e “Suddeutsche Zeitung” kontaktin e parë me burimin e tyre.

“Përshëndetje, jam John Doe. A jeni të interesuar të merrni të dhëna që do të bëjnë publike shumë krime?”. Ishte viti 2014 kur informatori anonim kontaktoi gazetën gjermane.

John Doe është një pseudonim që në Amerikë e përdorin për njerëzit pa identitet.

Por kush ishte ai? Një hero? Haker? Thashethemaxhi? Apo thjesht një ish-punonjës i mërzitur i Mossack Fonseca?

Deri tani dihet që është thjesht burimi i “Panama Papers”, dhe ndoshta nuk do të dimë ndonjëherë diçka më shumë.

Që prej mesazhit të parë që dërgoi, Doe kërkoi mbrojtje dhe anonimat të plotë.

Për këtë arsye gazetarët përdorën kanale të kriptuara në komunikimin me të.

I pyetur se sa informacione dispononte, burimi u përgjigj: Më shumë se sa keni parë gjithë jetën tuaj!

Dhe në fakt nuk gënjente.

Plot 11,5 milionë dosje.

Të dhëna që përfshinin figura të rëndësishme.

Dosjet u dërguan përmes kanaleve të kriptuara që mund të hapeshin vetëm me kode të caktuara.

John Doe ndoshta do të ngelet gjithmonë një anonim, por do të jetë e ardhmja dhe hetimet që kanë nisur ato që do të tregojnë se sa i madh është skandali.

Leave a Reply

Back to top button