Kinema & TV

James Cameron shpjegon përse Rose nuk e ndau derën me Jack-un tek skena finale e Titanic

Njëzet vjet pas daljes në kinema dhe njerëzit ende po pyesin pse Rose (Kate Winslet) nuk i la hapësirë Jackut (Leonardo DiCaprio) në derën lundruese të Titanic.

Winslet ka folur gjerësisht rreth kësaj çështjeje, duke thënë: “Mendoj se ai mund të zinte vend në fakt, në atë pjesë të derës”. Ajo gjithashtu komentoi për ndjenjat e DiCaprios në lidhje me përfundimin e debatueshëm: “Atij as nuk i bëhet vonë për derën”.

Megjithatë, njerëzit vazhdojnë të pyesin për përfundimin, ndërsa James Cameron është pyetur për vdekjen e Jack-ut në një intervistë me Vanity Fair. “Përgjigjja është shumë e thjeshtë, sepse thuhet në faqen 147 [të skenarit] që Jack duhet të vdesë”, tha regjisori. “Shumë e thjeshtë”.

Cameron vazhdoi të shprehë shqetësimin se pyetet ende për zgjedhjen artistike: “Mendoj se është e gjitha një budallallëk, me të vërtetë, që ne po e bëjmë këtë diskutim 20 vjet më vonë. Por kjo tregon se filmi ishte efektiv në bërjen e Jack-ut aq interesant për audiencën, sa që e lëndoi atë kur e pa të vdesë.

“Nëse ai do të kish jetuar, fundi i filmit do të kish qenë i pakuptimtë. Filmi është për vdekjen dhe ndarjen; ai duhej të vdiste. Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo fizike”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button