Bota

“Janë kaq shumë interesante”. Trump flet për dokumentat e vrasjes së JFK që nxirren nesër

Dosje të klasifikuara në lidhje me një hetim për vrasjen e John F. Kennedy do të dalin nesër, tha Presidenti Donald Trump.

Në një postim në Tuiter përpara publikimit të tyre shumë të pritur, Presidenti tha se dokumentet ishin “kaq interesante”.

“Lëshimi i pritur prej kohësh i #JFKFiles do të bëhet nesër,” shkruan  Trump. “Kaq interesante!”

Grupi i fundit i dosjeve që hedhin dritë hetimin mbi vrasjen e Kennedy ishte planifikuar të nxirrej si rezultat i një ligji të viteve 1990, edhe pse Trump mund të kishte vonuar daljen e tyre nëse dëshironte.

Dosjet përfaqësojnë vetëm një për qind të të gjitha dosjeve në hetimin total. Të gjitha dosjet e tjera janë nxjerrë për publikun, megjithatë disa përmbanin materiale të redaktuara. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button