Horizonti.al

Japoni: Kaos dhe një lindje shumë e dhimbshme

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

japoni

 

Mit i krijimit të Japonisë, mund të jetë më i gjati dhe më i komplikuari nga të gjithë. Ai fillon me kaosin, nga e cila erdhi materia, duke ndarë në qiell dhe tokë. Hyjni të ndryshme u krijuan, duke përfshirë Izanagin dhe Izanamin, mashkulli dhe femra e parë. Izanami u takua me Izanagin dhe lindën ishujt e Japonisë, si dhe një shumëllojshmëri hyjnish.

I fundit prej tyre ishte një hyjni i zjarrtë, lindja e të cilit dogji aq keq organet gjenitale të Izanamit saqë ajo vdiq. I tronditur Izanagi ia preu kokën hyjnisë së zjarrit dhe shkoi në Yomi, në vendin e të vdekurve, për të kërkuar Izanamin, por kjo e fundit s’mund të kthehej me të, pasi ajo kishte ngrënë në Yomi.

Izanami i tha Izanagit se ajo mund të kërkonte leje për t’u larguar, por e detyroi atë të premtonte se nuk do ta ndiqte më. Pasi priti për një kohë të gjatë, Izanagi e theu premtimin e tij dhe shkoi për të kërkuar Izanamin, por gjeti vetëm një kufomë të kalbur me krimba (tetë shenjtorët e bubullimës) që po hanin trupin e saj. (Nëse kjo tingëllon e njohur, shikoni mitet greke të Hadesit, Persefonit, Orfeut dhe Euridisit).

Izanagi e rrëmbeu kufomën dhe e mbylli Izanamin në Yomi. Ajo u betua se, në shenjë hakmarrjeje, do të mbyste një mijë njerëz në ditë, së cilës Izanagi u përgjigj se do të shkaktonte lindjen e 150 mijëve të tjerë. Kjo është arsyeja pse çdo ditë në Japoni, lindin 150 mijë fëmijë dhe vdesin një mijë. Mesa duket, perandori i parë i Tokës zbriti nga Urës Lëkundëse nga qielli, dhe u martua me princeshën Lulja e Shkëlqyer, por ai pati dyshime kur ajo mbeti menjëherë shtatzënë. Për të provuar që fëmijët ishin të tij, princesha e mbylli veten në pallat dhe i vuri zjarrin, në mënyrë që vetëm pasardhësit e perandorit të mund t’i mbijetonin flakëve. Ndërda pallati u dogj, ajo lindi qeniet që u bënë paraardhësit e familjes perandorake të Japonisë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button