- Vendet, ashtu si njerëzit, janë të gjithë të ndryshëm dhe unikë, madje edhe nëse shumë prej tyre ndajnë disa tipare themelore. Jashtëzakonshmëria kërkon diçka më shumë: një besim se SHBA-ja ndjek një rrugë të historisë të ndryshme nga ligjet apo normat që sundojnë vendet e tjera
- Dikotomia “Evropa” përkundrejt “Amerikës” është ena në të cilën është formuar të menduarit e jashtëzakonshmërisë Amerikane
- Dë Tokëvili nuk e pa demokracinë amerikane si një ideologji. Për të, SHBA-ja qe shenja paralajmëruese e një të ardhmeje që përfshinte demokratizimin e mundshëm të Evropës, dhe jo një rast i veçuar dhe i papërsëritshëm i qytetërimit
Nga Jan Tajrell
Sa herë që një figurë publike përdor termin “jashtëzakonshmëria Amerikane”, amerikanët e zakonshëm i rikthehen faqes time në internet. Është numri një për një përgjigje të shpejtë ndaj pyetjes: “Çfarë është jashtëzakonshmëria Amerikane? Mirëbërësja ime e fundit ishte Hilari Klinton, e cila e përdori këtë term gjatë një fjalimi në datën 31 gusht.
Klikimet në faqen time të internetit arritën kulmin. Deri rreth vitit 2010, pak amerikanë e kishin dëgjuar këtë term (american exceptionalism). Që atëherë, përdorimi i tij është zgjeruar në mënyrë eksponenciale. Është e çuditshme se si një term i tillë joelegant …
[real3dflipbook id=”1348″] |