Enciklopedike

Jean-Bedel Bokassa burgoste dhe vriste fëmijët e shkollës vetëm sepse nuk vishnin uniformat

BokassaRUBRIKA: “Kështu reagojnë udhëheqësit e marrë”
Jean-Bedel Bokassa është i famshëm për marrëzinë e tij të pashembullt. Dihet se Bokassa përpiqej shumë që të shfaqej si një figurë pothuajse prej Perandori, kur u bë udhëheqës i Republikës së Afrikës Qendrore në vitin 1976, dhe pothuajse falimentoi të gjithë vendin e tij duke blerë për veten një kurorë dhe një pallat gjigand.
Nën sundimin e tij, Bokassa këmbëngulte që fëmijët e shkollave duhej të mbanin një uniformë shkolle shumë të kushtueshme, të cilat i shiste vetëm një kompani që ishte në pronësi të një prej grave të shumta që ai kishte. Kur fëmijët e shkollave nisën të protestojnë ndaj një urdhëri të tillë, i mbërthyer nga zemërimi, ai burgosi qindra prej tyre.
Edhe burgosja në vetvete është një reagim i tepruar me përmasa epike, por Bokassa nuk ishte një njeri që i bënte gjërat përgjysmë. Pasi i kishte arrestuar fëmijët, ai personalisht shkoi dhe rrahu disa prej tyre për vdekje, një veprim që e bëri të urryer në komunitetin ndërkombëtar. Disa prej fëmijëve ishin jo më shume se 8-vjecarë.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close