SHBA kanë humbur udhëheqjen në botë dhe fajin e ka presidenti. Ky është një sulm i vërtetë i Jeb Bushit ndaj Obamës. Nuk mund të ishte ndryshe duke qenë se shumëkush në partinë e tij e akuzonte se ishte shumë pranë demokratëve (soidomos për cështje si imigrimi). Nga një lexim i atij që do të jetë raporti në Chicago Council on Global Affairs thuhet se SHBA duhet të rifitojnë rolin e lidershipit në botë. Bëhet fjalë për fjalimin e parë të Jeb Bushit për cështjet ndërkombëtare. Akuza ndaj Obamës është se presidenti ka qenë “shumë jokoherent dhe i pavendosur”. Akuzë e cila bëhet edhe më e rëndë nga një konstatim: “Ironia e madhe e Obamës qëndron në faktin që pikërisht ai paralajmëroi një angazhim më të madh në politikën ndërkombëtare dhe tani lë pas një Amerikë me më pak ndikim”. Pra pikërisht në pikën ku duhej të shkëlqente, Obama po dështon.
1 minute read