Nga Robert D. Kaplan
“American Interest”
Jeta dhe vepra e poetit dhe intelektualit polak Aleksander Vat, qëndrojnë si një paralajmërim se tundimet totalitare të shekullit XX-të kanë ende rrugë për të bërë edhe në këtë shekull.
Cila është frika jonë më e keqe ekzistenciale, më e keqe se çdo kërcënim kibernetik, mjedisor, biologjik apo madje edhe bërthamor? Ky është kërcënimi i një ideologjie utopike, në duart e një pushteti të frikshëm. Sepse utopia është në vetvete, marrëveshja e përsosur politike dhe shpirtërore, ku justifikohet çdo mjet për ta realizuar atë në praktikë është moralisht i justifikuar, duke përfshirë totalitarizmin dhe vrasjet në masë.
Por cila është ajo që në nivel individual, është përherë ndjellëse ndaj ideologjisë utopike, pavarësisht nga ajo që shkaktoi në shekullin e XX-të ? Joshja e saj kryesore, qëndron në atë i bën shpirtit, dhe të kuptuarit qartazi sesa e prirur është vetë brezi ynë drejt një ringjalljeje të totalitarizmit utopik…