Një ditë më shumë, një hakim më tepër ose në rastin e të hënës, disa milion hakime më tepër. Rusia është akuzuar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe për një fushatë ndërkombëtare hakimi, që përfshin hyrjen me forcë në miliona kompjutera dhe pajisje të tjera, përfshirë këtu edhe modemin e WiFi.
Dhjetra ose qindra mijëra pajisje, janë pikasur dhe raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë përse është Vladimir Putin kaq i etur për të futur me forcë në të dhënta tona?
Së pari, është paksa e pabesueshme që Putin apo agjentët e tij të jenë duke u përpjekur të vjedhin adresën e Amazon, apo thjesht të duan të prishin lidhjen tënde me internetin. Kjo është diçka që vetëm hakerat kriminelë do ta aspironin.
Hakimet e agjensive të inteligjencës janë ndryshe. Fatmirësisht, ekspertët thonë se këta të fundit janë më pak të rrezikshëm. Agjensitë që kanë aftësinë të hakojnë në shkallë të lartë, shpesh i lejojnë hakimet që mund të sulmojnë çdo pajisje të prekshme , derisa të kapin ndonjë shënjestër të dobishme.
Shtetet hakojnë njëri-tjetrin në mënyrë që, nëse ndonjëherë fillojnë një luftë mes tyre, ata të mund të çaktivizojnë sisteme të rëndësishme qeveritare. Nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitete të tilla. / The Guardian – Horizonti.al