Kinema & TV

Jennifer Aniston e ka falur Brad Pittin, pas divorcit me Angelina Jolie

Brad Pitt është në një mision për të korrigjuar gabimet e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Aktori i Fight Club, kohët e fundit kërkoi falje ndaj Jennifer Aniston për faktin që e la atë për aktoren e Girl, Interrupted.

Celebrity Insider raporton se aktorja e “Just Go ëith It” ka pranuar kërkesën për falje nga Brad dhe dëshiron të jenë miq për tërë jetën.

Ylli i serialit “Friends”, Jennifer Aniston u takua me Brad Pitt në vitin 1998 dhe u martuan në një ceremoni private në Malibu në korrik të vitit 2000. Gjërat po shkonin mirë derisa Jennifer dhe Brad njoftuan se rrugët e tyre po ndaheshin. Çifti i Hollivudit bëri kërkesë për divorc në mars të vitit 2005, dhe ylli i “Horrible bosses” përmendi mosmarrëveshje dhe papajtueshmërinë.

Pavarësisht nga raportet e medias se Brad Pitt ishte duke u takuar fshehurazi me Angelina Jolie, aktori tha në një intervistë se ai dhe Jennifer kishin mbajtur një marrëdhënie shumë të mirë. Ata kanë qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së njëri-tjetrit dhe gjërat nuk mund të harrohen plotësisht.

Më herët këtë muaj, Brad Pitt i kërkoi ndjesë Jennifer për gjithçka që i kishte shkaktuar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button