Edhe pse kanë kaluar tre vjet që kur hakerat vodhën foto intime të saj në internet, Jennifer Lawrence nuk e harron atë episod të tmerrshëm. “Akoma po e përtyp!” – u shpreh aktorja në një intervistë për The Hollywood Reporter. “Ndihem sikur jam përdhunuar në grup, nga e gjithë bota. Nuk ka një njeri në këtë botë që s’mundi të shihte ato imazhe. Mund të ishit për drekë dhe çdokush mund të nxirrte telefonin dhe t’i shihte. Këtë fakt e kisha të pamundur ta asimiloja.” – shprehet fituesja e Oskarit. Kur e pyetën për mosmarrjen e veprimeve ligjore kundër përgjegjësve u përgjigj: “Asgjë nga këto nuk do të më kthente qetësinë, asgjë nuk do të më kthente pronësinë e trupit lakuriq, as Niku.” – u shpreh duke iu referuar ish partnerit të saj britanik, Nicholas Hoult. Ryan Collins, njeriu përgjegjës për pjesën më të madhe të hakërimit ndaj yjeve të Hollivudit, u dënua me 18 muaj në një burg federal në tetor të vitit të kaluar. U shpall fajtor për ndërhyrje në intimitetin e personaliteteve. / Burimi: “Fmlibre” – Bota.al