Bota

Jeta, karriera dhe sekretet, e një prej grave më të fuqishme të botës

Një intervistë në 360 gradë me Christine Lagarde

Kur e takojmë në selinë franceze të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është jashtëzakonisht e eksituar. «Brenda javës duhet të më lindë nipi», rrëfen me një të qeshur rrezatuese gruaja e e tretë më e fuqishme e planetit (sipas revistës “Forbes”). Një objektiv që pasqyron CV-në e saj: gruaja e parë që drejton studion e famshme ligjore Baker & McKenzie, përpara se të emërohet Ministre e Ekonomisë dhe e Financave nga Presidenti Nicolas Sarkozy, Drejtorja e Përgjithshme e parë e FMN-së. Pasi ka folur në forumin Elle Active të Parisit, 63 vjeçarja mjaft e mbatur përshkruan rrugëtimin që e ka bërë të jetë numri një dhe jep edhe ndonjë këshillë profesionale.

Jeni e vetëdijshme për çka përfaqësoni për gratë?

«Nuk zgjohem në mëngjes duke menduar “jam një model për t’u ndjekur”, por mbes e goditur çdo herë që ndalohem nga gra të të gjitha moshave që më thonë: Ju mishëroni diçka që një ditë unë do të mund të bëhem ose diçka që një ditë do të mund ta realizojnë fëmijët e mi».

Keni deklaruar se kriza e 2008 do të ishte mundur të shmangej sikur banka Lehman Brothers të ishte quajtur Lehman Sisters. E konfirmoni?

«Po. Dhënia e një hapësire më të madhe grave në organizata sjell një përmirësim të mekanizmave qeverisës dhe një aftësi më të mirë vendimmarrëse. Jam e bindur se gratë kanë një qasje ndaj rriskut të ndryshme nga burrat dhe kjo është një gjë që e kam konstatuar paksa kudo: në sektorin privat e në atë public, por edhe në nivel ndërkombëtar. Në shkallë botërore, shifrat janë katastrofike: vetëm 20% është numri i grave në këshillat administrativë të botës financiare dhe vetëm 2% ai midis drejtuesve. Ja pse komenti im lidhur me Lehman Brothers është akoma dhe gjithmonë i vlefshëm».

Jeni deklaruar e indinjuar për pabarazinë ekonomike midis burrave dhe grave. Çfarë ndodh më pas?

«Studimet tona kanë demonstruar se duke eliminuar pengesat ndaj pjesëmarrjes femërore në tregun e punës. PBB-ja do të mund të rritej ndjeshëm: mbi 4% në Kanada dhe deri më shumë se 8% në Senegal, mbi bazën e një vlerësimi mjaft të përmbajtur, të bazuar mbi reduktimin e hendekut arsimor. Një studim i dytë, më i vonshëm, ka zbuluar se një prani më e madhe femërore në jetën ekonomike e përmirëson produktivitetin, që nga ana e tij çon në një rritje të rrogave për të gjithë indin shoqëror (gra e burra). Kemi hapësira manovrimi vërtet të jashtëzakonshme».

Seksizmi nuk ka qenë kurrë problem për ju?

«Po sigurisht që ka qenë. Kur isha avokate, edhe e asociiuar, klientët japonezë qenë të bindur se isha aty vetëm për të servirur kafenë».

Në karrierën tuaj, a ju kanë kaluar përpara burra më pak të kualifikuar sesa ju?

«Sigurisht, por ama nuk kanë zgjatur shumë».

Çfarë mendoni për #MeToo?

«Ka qenë themelore, por ekzistojnë lloje të tjera dhune, sidomos bashkëshortore, për të cilat nuk flitet ende mjaftueshëm, megjithëse duke qenë thellësisht të rrënjosur në shoqëri, në të gjitha mjediset dhe në të gjitha vendet. Çdo herë që udhëtoj, e kuptoj gjithnjë e më shumë».

A besoni se lëvizja mund të ketë edhe një efekt negativ?

«Asaj që i frikësohem më shumë është se mund të kthehet kundër nesh. Që mesazhi sublimues të jetë: të shmangim punësimin e një gruaje sepse do të na shkaktonte probleme. Në Shtetet e Bashkuara tashmë e perceptoj mjaft qartë. Për këtë arsye është me rendësi themelore që gratë të marrin funksione drejtuese».

Çfarë këshillash do t’u jepnin grave të reja që synojnë suksesin?

«Do t’u thoja që të mos hiqnin dorë kurrë nga ambiciet e tyre, që të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe sidomos të gjejnë aleatë, që nuk duhet të jenë domosdoshmërisht gra. Më ka ndodhur që të punoj me burra që më kanë dhënë një ndihmesë të çmuar. Formimi i aleancave është me rëndësi themelore në botën e punës. Në këtë kuptim, amerikanet janë në pararojë. Unë e kam kuptuar pak e nga pak. Vitet e kaluara në Shtetet e Bashkuara, kur isha ende student, më kanë bërë që të rritem natyrshëm në brendësi të një rrjeti: isha nga një vend i huaj, me një gjuhë të ndryshme nga e imja, në një familje që nuk e njihja, në një universitet larg ngfa shtëpia, me shokë e shoqe që vinin nga çdo anë e botës. Pastaj kam hyrë tek Baker & McKenzie, një studio ligjore me 3000 avokatë që punojnë të gjithë bashkë».

Në përgjithësi, gratë janë akoma shumë të ndrojtura sa për të kërkuar rritje rroge dhe promovim karriere?

«Po, absolutisht. Unë vetëm nuk kam bërë kurrë mjaftueshëm. Në kompensim, kur kam marrë presidencën e Baker & McKenzie, kam saktësuar menjëherë: dua saktësisht gjithçka që ka pasur paraardhësi im. Është e drejtë të kesh vetëdijen e vlerës tënde. Dhe të mos cedosh».

Është paksa ajo që thekson edhe Sheryl Sandberg, numri dy i Facebook…

«Jo tamam. Sheryl thekson se mund të kihet gjithçka, se duhet kërkuar gjithçka dhe gjithmonë. Fatkeqësisht, muhabeti është shumë më kompleks. Mund të kihet gjithçka, por jo domosdoshmërisht e gjitha njëherazi».

Ndoshta doni të thoni se në jetën profesionale ekzistojnë faza të ndryshme?

«Absolutisht. E kam kuptuar tek Baker & McKenzie, kur pasi jam bërë nënë, nuk kisha sjellë klientë sa duhet dhe kam dëgjuar të më thuhet: Këtë vit nuk do të mund të jesh ortake, do të duhet të presësh një vit tjetër. Dhe e kam pranuar, për ta rikuperuar më pas kohën e humbur. Duhet mbajtur parasysh jeta persnale në brendësi të rrugëtimit tënd dhe të ndërtohet një strategji e përshtatshme».

Dalja nga zona e konfortit është një kalim i detyruar për t’u rritur në nivel profesional?

«Po. Duhet rriskuar, përndryshe mbetesh në një faza stanjacioni».

Për ju ky kalim ka qenë burim ankthi?

«Po, ditën që Nicolas Sarkozy më ka telefonuar për të më thënë: “Ke shkuar mirë si Ministre e Bujqësisë, tani dua të emëroj Ministre të Ekonomisë e të Financave. Është një rrisk i madh, por jam i sigurtë se do të jesh në lartësinë e duhur”. Nuk ishte i vetmi që rriskonte, por ishte e nevojshme».

Keni treguar se suksesi juaj nuk ka qenë i lehtë për burrat që keni pasur në krah në fazën e parë të jetës tuaj. A mendoni se menaxhimi i dy karrierave në brendësi të një çifti është e komplikuar akoma sot?

«Le të themi se gjërat kanë ndryshuar pak, por më vjen keq që, kur bëhet fjalë për një heqje dorë, shumë shpesh është akoma gruaja ajo që duhet ta bëjë».

Ju mendoni se figura e bashkëshortit është shumë e rëndësishme për suksesin e një gruaje. Do të thotë se një grua pa bashkëshort ka më pak mundësi që t’ia dalë me sukses në jetë?

«Jam e bindur se për ta pasur sukses, si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale, është e nevojshme të kesh të vetëvlerësim të caktuar, dhe besoj se besimi në vetëvete lind nga dashuria, nga mbështetja, nga afeksioni dhe nga butësia. Mbështetja e nevojshme mund të vijë nga bashkëshorti, por edhe nga një mjedis i veçantë familjar apo nga një rreth miqësishë».

Dëgjohen gjëra të papëlqyeshme lidhur me 50 vjeçaret. E keni ndjekur polemikën e lindur nga deklarimet e Yann Moix, «Gratë 50 vjeçare? Shumë të moshuara për t’u dashuruar»?

«Më ka treguar gjithçka im shoq, që më pas ka deklaruar: “Ime shoqe është më shumë se 60 vjeç, por më bën absolutisht të lumtur dhe unë e gjej sublime”. Shumë i kanë dhënë të drejtë».

Në moshën 50 vjeçare, ju keni ribërë një jetë.

«Dua t’ua theksoj konceptin lexuesve tuaja: në moshën 50 vjeçare, por edhe mbi, mund të jesh jashtëzakonisht e lumtur dhe në të gjithë aspektet… mendor, fizik dhe seksual».

Keni rrëfyer se jeni fajësuar në rolin tuaj si nënë.

«Po, mësuesi klasik që më thërret për të më folur lidhur me rezultatet mediokre e tim biri, duke e përfunduar bisedën me shprehjen e zakonshme: “Në fund të fundit është e kuptueshme, duke parë që ju punoni”».

Në jetën tuaj, ju ka ndodhur të dështoni në diçka?

«Ëëndërroja që të hyja në ENA (École Nationale d’Administration, shënimi im.), por më kanë refuzuar dy herë».

E keni humbur babain tuaj kur keni qenë shumë e vogël, më pas jeni nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Ndoshta etja juaj për sukses është me këtë tragjedi?

«Vdekja e babait të hap një gropë të thellë, nga e cila është e nevojshme të dalësh që të mund të rindërtohesh. Qysh përpara vdekjes së tij isha një bajzë shumë e pavarur, por humbja e tij ma ka forcuar këtë ndjenjë autonomie, aq më shumë që kisha 3 vëllezër më të vegjël. Nga pikëpamja psikanalitike, shumë do të kishin çfarë të tjonin lidhur me vendimin tim për t’u larguar. Im atë ishte mësues Letërsie Angleze, por unë anglishten e flisja shumë keq. Më është dashur të bëj një lloj rrugëtimi drejt tij. gjithsesi, kjo përvojë Përtejoqeanit e ka revolucionarizuar krejtësisht jetën time».

Gjithmonë hip e zbrit nga avionët: keni një energji të pabesueshme.

«Le të themi se jam më fat, pasi kam një fizik jashtëzakonisht rezistent. Kam 40 vjet që nuk ha mish, as të bardhë, as të kuq, dhe kur punoj nuk pi. Gjatë drekave dhe darkave zyrtare, di të shtirem mjaft mirë. Le që të ma mbushin gotën, shtirem sikur i ndjej aromën dhe të pi ndonjë gllënjkë. E kam lënë duhanin prej shumë vitesh dhe çdo ditë kërkoj që të bëj pak aktivitet fizik».

Është e vërtetë se përfitoni nga koha në ashensor për të punuar ke vithet?

«Sigurisht, në ashensor, por edhe gjatë mbledhjeve. Sidomos kur janë të pambarimta. E mbështes skinën kundër kolltukut dhe kontraktoj muskujt. Nëqoftëse më thonë ndonjë gjë, u shpjegoj se se po përgtatitem të shkoj të bëj ski».

Si arrini të bëni pak aktivitet fizik të gjitha ditët?

«Sot është më e lehtë, pasi fëmijët tashmë janë rritur. Në Uashington zgjohem në orën 5 dhe në orën 6 takohem me filxhanin tim të bukur të çajit. Më duket se domino botën. Menjëherë më pas, palestër apo pishinë në pallatin ku banoj».

Po flokët?

«Vesh një rrip dhe notoj bretkocë. Në palestër, bëj muskujt e barkut dhe përdor ndonjë makinë për krahët, pasi pas të 60-ave, “tendina” të zë pritë dhe duhet impenjuar deri në fund. Ndërsa bëj vrap në cyclette, lexoj dosjet».

Ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik: është deri shumë virtuoze. Nuk keni vese?

«Çokollatën».

Gjatë natës, a ju del gjumi ndonjëherë e kaplluar nga ankthi?

«Rrallë, por është e vërtetë se pas orës 14 nuk pi as çaj, as kafe».

Jeta juaj private është në Francë. Si i ruani kontaktet me familjen tuaj?

«Nuk është vetëm në Francë, pasi bashkëshorti im Xavier është shpesh tek unë. Djali im i dytë ka qenëdruar në Shtetet e Bashkuara deri vitin e kaluar, por tani jeton në Francë me gruan amerikane. Kurse djali tjetër është në Paris. Në një farë mënyre organizohemi dhe për Krishtlindje jemi gjithmonë të gjithë bashkë».

Nuk keni frikë se mund të ndodhë një krizë financiare e ngjashme me atë të 2008?

«Do të ketë kriza të reja ekonomike, pasi është kështu që evoluon kapitalizmi, por nuk do të jenë domosdoshmërisht me karakter financiar. Në realitet, tani janë aktivizuar sisteme mbikëqyrjeje, por teknologjia e zbatuar në financë është e destinuar që të krijojë situata të rrezikshme, për të cilat nuk kemi menduar akoma: duhet qëndruar vigjilent».

Jeni shprehur mjaft e preokupuar për evolucionin politik të botës. E frikësoheni ngritjes së populizmit?

«Lidhja midis fake neës dhe ndjesisë së humbjes së kontrollit mbi fatin tënd mundëson shtimin dhe lulëzimin e propozimeve politike ekstreme dhe është një gjë jashtëzakonisht shqetësuese. Politika dhe mediat duhet të marrin përgjegjësitë e tyre».

Ka një emergjencë klime: çfarë mendoni?

«Kam 5 vjet që e përsëris: nëqoftëse nuk do të bëjme gjë, do ta gjejmë veten roasted, toasted, fried and grilled. Në Davos kam takuar aktivisten e re Greta Thunberg. Është një vajzë jashtëzakonisht e vendosur dhe shumë e motivuar. Mishëron nevojën për të vepruar shpejt».

Besoni se ekologjia dhe rritja ekonomike janë të pajtueshme?

«Sigurisht. Duke analizuar sektor për sektor, është i qartë numri i vendeve të punës të humbura, port ë krijuar të energjitë e pastra. Por kjo do të trondisë disa sisteme të ardhurash».

Mandati juaj skadon në 2021 dhe shumë ju konsiderojnë si “të aftë për presidente”. Çfarë thoni?

«Si do t’i ishte përgjigjur me elegancë Chirac: “Nuk ka sesi të më interesojë më pak”».

(Erin Doherty për “Elle”)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button