Horizonti.al

Jeta sekrete e murgeshave në Meksikë

screen-shot-2016-10-13-at-08-35-29

Të mbyllura në manastire katolike, këto motra nderi përqafojnë traditën, devotshmërinë dhe rock-and-rollin. Por çfarë ndodhë në prapaskenë?

Në Puebla, Meksikë, janë disa kisha katolike të vjetra më shumë se 400 vjet, transmeton Koha.net. Motrat e para nderi në këtë qytet kanë ndihmuar spanjollët që të përhapin katolicizmin në Meksikë. Por shumica e murgeshave qëndruan të izoluara në manastiret e tyre dhe e kishin të ndaluar që të shohin botën. Për disa fëmijë, ato dukeshin si legjenda.

“Të pasurit qasje në botën e tyre nuk ishte edhe aq e lehtë. Kur trokita në një derë të manastirit, ato më thanë të largohem – pastaj më përplasën derën në fytyrë. Por unë isha kokëfortë dhe këmbëngulëse dhe ato përfundimisht më lanë që të hyja brenda në manastir”, thotë fotoreporterja e National Geographic, Marcela Taboada.

Kur i ka pyetur fotoreporterja murgeshat se pse ato kanë bërë betimet e tyre, disa iu përgjigjen se kishin pranuar një thirrje. Të tjerat thanë se dëshironin që të shmangnin martesën, ndërsa dy motra, të cilët dikur ishin pjesën e një rok bendi, u bënë murgesha për të gjetur kuptimin shpirtëror.

“Çdo mëngjes e nisja ditën sikur ato – në 4:30. Këndimi i tyre i devotshëm ishte alarmi im. Qëndroja pas tyre si një hije kur ato bënin lutjet dhe punët e tyre të përditshme, larjen dhe pastrimin si dhe gatimin”, tregon Taboada.

“Duke qëndruar me këto murgesha, mësova se ato janë duke u argëtuar çdo ditë. Ato qeshin dhe vallëzojnë, luajnë me letra dhe lojëra të ndryshme, si dhe dëgjojnë rock-and-roll. Njëra prej tyre është fanse e madhe e futbollit, ajo shikon të gjitha ndeshjet dhe përcjellë të gjitha ekipet që i pëlqen. Ajo po ashtu lutet për lojtarët dhe kërcen nga gëzimi kur ata fitojnë”, shtoi ajo.

“Qëllimi im me këtë seri fotografish ishte që të paraqes jetën e përditshme të njerëzve të izoluar të cilët i bën të padukshëm. Dua që të gjithë të shohin se sa të gjalla, sa humane dhe sa femërore janë këto murgesha. Ndoshta një ditë mënyra e tyre shekullore e jetës do të zhduket, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur”, shpjegoi fotoreporterja Marcela Taboada.

screen-shot-2016-10-13-at-08-34-52 screen-shot-2016-10-13-at-08-34-48 screen-shot-2016-10-13-at-08-35-19 screen-shot-2016-10-13-at-08-35-15 screen-shot-2016-10-13-at-08-35-10 screen-shot-2016-10-13-at-08-35-06 screen-shot-2016-10-13-at-08-35-01 screen-shot-2016-10-13-at-08-34-57

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close