Një burrë 101 vjeç i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm pas 8 ditësh qëndrimi nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit, të shtunën kanë nxjerrë nga gërmadhat e shtëpisë së tij 101-vjeçarin Funchu Tamang.
Agjencia e lajmeve AFP njofton se plaku 101-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat një javë pas tërmetit katastrofal dhe pas deklaratës së autoriteteve nepaleze se nuk ka gjasa më për të mbijetuar.
Ai është transportuar për në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pos tij, sot janë shpëtuar edhe tre persona të tjerë, dy gra dhe një mashkull, njoftoi policia.
“Në fshatin Kerabari kemi zbuluar dhe shpëtuar katër persona”, deklaroi një polic në detyrë në rajonin Sindhupalchoëk.